Gazetari Ilir Kadia, ndërsa ka postuar një foto me aktorin e madh Rikard Ljarja, tregon emocionet nga filmi “Rrugë të bardha”, emocione që i shkaktohen sa herë e shikon këtë film.
“Po shoh “Rrugë të bardha” dhe më vjen të qaj!
Rikard Ljarja dhe Elida Cangonji nuk jetojnë më!
Ashtu qava kur Deda ngeli majë shtyllës duke lidhur telat në stuhinë e dëborës i etur për zërin e ngrohtë të Zanës!
Isha në moshën e dashurisë së parë atëherë!
Qaja për një gjethe të gjelbër rënë mbi tretuar!
Edhe Agim Qirjaqi nuk jeton më!
Edhe Minella Borova…edhe…Ilia Shyti…Vath Koreshi…Sali Doçi…
Por “Rrugët e bardha” nuk vdesin”, shkruan ai.