Hilsn

‘Amaneti u kry!’ Elvis Naci jep lajmin e mirë për vëllain e 2 motrave që humbën jetën në aksident!

Isli Dhimaku, 10 vjeçari nga fshati Kopaçëz i Delvinës, është dërguar në Romë për trajtim të specializuar. Vëllai i dy motrave Elvisa dhe Rozina Dhimaku, të cilat humbën jetën në një aksident tragjik pak ditë më parë, është me leuçemi dhe familja nuk kishte mundësi ekonomike.

Menjëherë pas aksidentit, kur newsbomb.al raportoi ekskluzivisht se dy motrat ishin nisur drejt spitalit të Sarandës për t’i qëndruar pranë të vëllait të sëmurë, Elvis Naçi u zotua se Fondacioni “Firdeus” që ai drejton do të mbulonte të gjithë kurimin.

Dhe ashtu ka ndodhur! Isli i vogël dhe nëna e tij ndodhen, siç shihet dhe nga pamjet, kanë arritur në spitalin Bambino Gesu në Romë.

“Amaneti u krye! Isli vellai dy motrave qe humben jeten nga aksidenti, arriti ne spitalin Bambino Gesu ne Rome bashke me nenen. Shpresat jane te medha qe Isli vogel te sherohet.

Ai tani po fillon kurimin e nje semundje te veshtite por ne te gjithe te lutemi per djalin e vogel qe te kthehet i sheruar ne shtepi. O Zot sheroje Islin, jepu mjekeve sukses, ktheje ate te sheruar plotesisht tek nena dhe babai”, shkruan Elvis Naçi.

×