Moderatorja e njohur, Arbana Osmani, ka qenë tepër aktive në rrjetet sociale, ku ndan detaje nga jeta profesionale dhe receta gatimi për ndjekësit e saj.
Ditën e djeshme, ajo ka bërë me dije se po konsumon një darkë nën shoqërinë e bashkëshortit të saj dhe miqve të përbashkët të tyre.
Këngëtari, të cilin Arbana e ka postuar duke kënduar, ka qenë Klajdi Haruni, i cili shfaqet i ulur mes çiftit, duke kënduar këngë të vjetra shqiptare.
Mesa duket, ka qenë një mbrëmje e veçantë për to, ku janë kënaqur nën tingujt e kitarës.