Hilsn

Arti shqiptar në Zl! Mbyll sytë përgjithmonë aktori i shumë njohur shqiptar

Naun Shundi, regjisor, dramaturg, aktor i më shumë se 100 roleve në Teatër dhe 20 në film, ka mbyllur sytë përgjithmonë. Ai e ka humbur betejën me kancerin, pavarësisht angazhimit të shqiptarëve për të ndihmuar familjen.

Familjarët e tij që kanë bërë me dije ditë më parë se gjendja e Naunit ishte e rëndë dhe se trajtimi mjekësor i nevojshëm në Francë kishte kosto shumë të larta, të cilat ata nuk mund t’i përballojnë vetëm. Ata hapën një llogari për ndihma, por fatkeqësisht regjisori ndërroi jetë sot.

Ai ishte 66 vjeç dhe kishte një karrierë më shumë se 46 vite në Teatrin Kombëtar shqiptar, regjisor, dramaturg, aktor i më shumë se 100 roleve në Teatër dhe 20 në film. Gjithashtu, Profesor dhe krijues i Teatrit të parë privat në Shqipëri, “Zonja e Bujtinës”.

Naun Shundi ishte një personalitet, artist dhe krijues që ka kontribuar si në pasurimin e figurave artistike, por edhe dramaturgjisë shqiptare. Është emri që ka hapur dyert e teatrit të tij shumë krijuesve të rinj, si dhe atyre në karrierë.

Shuhet mjeshtri Naun Shundi, familja kërkoi ndihmën e shqiptarëve
Aktori Naun Shundi


Projekti i radhës i artistit ishte vënia në skenën e veprës “Il commissario daltonico a teatro” (Komisari daltonik). Shfaqja ndërthur humorin, misterin dhe absurdin. Por, Teatri Zonja e Bujtinës njoftoi se ky produksion ishte pezulluar, për shkak të problemeve shëndetësore të regjisorit.

Këtë verë, Teatri Zonja e Bujtinës i themeluar nga Naun Shundi dhe bashkëshortja e tij, Raimonda Shundi, shënoi 3-vjetorin e krijimit. Përmes një videomesazhi për të gjithë artdashësit, regjisori u ndal te rëndësia e teatrit e veçanërisht e krijimeve shqiptare.

×