Më rikthimin e Eglit në shtëpinë e ’’Big Brother VIP Albania 4’’, marrëdhënia e saj me Gjestin është përkeqësuar. Gjatë spektaklit të mbrëmshëm, prezantuesi Ledion Liço i drejtoi një pyetje direkte këngëtarit, nëse i kishte dhënë Eglit ndonjë shenjë që mes tyre mund të kishte diçka më shumë. Por, ai u përgjigj duke shprehur se marrëdhënien e tyre ka keqkuptuar artistja, pasi sipas tij nuk i ka premtuar diçka që ajo të shkonte deri në atë gjendje. “Ne me u puth, jemi puthur, me flejt kemi fjetur, por diçka të madhe siç po e bën kjo, nuk i kam…
Autor: admin
Pas rikthimit të Eglit në shtëpinë e BBV gjatë mbrëmjes së të shtunës, nuk pati asnjë debat sqarues të mirfilltë mes saj dhe Gjestit, përveç fjalëve që hidheshin tek-tuk ndaj njëri tjetrit. Mirëpo, gjatë mbrëmjes së sotme ata mundën të kishin një përballje, ku i shprehën njëri tjetrit gjithçka që mendonin dhe ndjenin. Egli nuk i la pa shprehur pakënaqësitë dhe hatërmbetjet që kishte ndaj Gjestit, mirëpo ky veprim iu duk Arbrit si asgjë më shumë sesa veprime për ta nxjerrë enkas Gjestin keq në sy të publikut. “Që ka hyrë enkas për ta nxjerrë Gjestin keq kjo është…
Produksioni i “Big Brother Vip” vendosi të ballafaqojë Rozanën me komentet që ajo i ka bërë dikur Nedës, gjatë kohës që kjo e fundit ishte pjesë e formatit. Komentet e rënda si “do e shtyp Nedën me makinë” apo “do ja çaj ballin” u shfaqën përballë Nedës dhe Rozanës ndërsa ajo ishte në dhomën e rrëfimit. Neda u shpreh shumë e prekur nga këto komente, tek u betua për fëmijët e saj se nuk ka pasur të bëjë kurrë me komente të tilla gjatë 15 viteve. Ajo tha se nuk i ka parë asnjeherë këto komente të rënda të…
Dashi Mos lejoni që të mashtroheni nga fjalët e bukura të një ish-it tuaj, pasi shpesh janë fjalë me dy kuptime. Mos hiqni dorë nga e tashmja për të jetuar një të shkuar aspak të rehatshme. Ata që janë vetëm, mund të mbështeten tek njohjet e reja dhe të kalojnë një ditë të këndshme. Sa i takon punës, projektet tuaja po shkojnë drejt konsolidimit. Demi Venusi iu fton që të jetoni një ditë të lirshme me njeriun tuaj të zemrës, duke i dhënë hov pasionit dhe duke rikuperuar kohën e humbur. Ata që janë vetëm do të bëjnë njohje…
Gjesti po përjeton disa nga momentet më të vështira brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania. Një video e publikuar së fundmi tregon atë duke qëndruar i vetëm në sauna, me lot në sy dhe në një gjendje të dukshme emocionale. Prej disa ditësh, ai është distancuar nga banorët dhe shihet shpesh i zhytur në mendime. Kjo periudhë izolimi ka ardhur pas rikthimit të Egli Takos, me të cilën ai kishte krijuar një raport të afërt më herët. Megjithatë, marrëdhënia mes tyre ka ndryshuar, duke u kthyer në përplasje dhe tensione të vazhdueshme. Duket se kjo situatë ka ndikuar ndjeshëm…
Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur pasditen e sotme pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave. Siç shihet nga pamjet e siguruara nga NewsBomb, një automjet ka përplasur një këmbësor teksa kalonte rrugën në vijat e bardha. I plagosuri është jashtë rrezikut për jetën ndërsa kanë nisur hetimet nga autoritetet në lidhje me rastin.
Finalistja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu, ka reaguar publikisht ndaj disa raportimeve që qarkulluan në mediat rozë lidhur me një lidhje të mundshme të saj. Në disa prej këtyre lajmeve, u paraqit një person i ri që thuhej se ishte i dashuri i Xhenetës, dhe se dyshja po kalonin kohë së bashku në Dubai. Përmes një postimi në InstaStory, Xheneta ka shprehur pakënaqësinë e saj ndaj këtyre spekulimeve, duke sqaruar se këto raportime janë të pavërteta dhe se ajo ka vendosur të reagojë pas disa ditësh heshtjeje. Ajo shkroi: “Jam e vetëdijshme që emri…
Psikologia e njohur Bona Miekley ishte e ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku komentoi rikthimin e Egli Takos në Big Brother VIP Albania 4 dhe ndikimin emocional të kësaj eksperience. Duke folur për marrëdhëniet toksike, Miekley theksoi se toksiciteti shpesh kthehet në një varësi të pashëndetshme, nga e cila njerëzit e kanë të vështirë të largohen. “Nuk heqin dorë sepse kanë frikë të mbeten vetëm dhe u japin vetes një shpresë të kotë”, u shpreh ajo. Lidhur me situatën e Eglit, psikologia vuri në dukje se një shërim i vërtetë nga një marrëdhënie e tillë…
Gjesti ka bërë më shumë se 150 ditë në izolim pasi nga Big Brother i Kosovës kaloi menjëherë në atë të Shqipërisë. E duket se gjendja e tij nuk ka qenë edhe e mirë këto ditë, duke pasur kështu një ngarkesë të madhe emocionale e psiqike. Në një bisedë me Gerta Gixharin, ai tregon se si ka hyrë në dhomë të rrëfimit e ka qenë gati duke vdekur. Banori nga Kosova thekson se ka qenë duke e lëshuar shpirti prej ngarkesës e të këqijave. “Qysh u hi brenda në dhomë të rrëfimit qiky Besart Kelmendi që ka qenë duke…
Si do të jetë kjo javë në fushën astrologjike sipas Jorgo Pullës? Cilat janë shenjat më fatlume të javës dhe kush duhet të bëjë kujdes I ftuar në një studio televizive, ishte astrologu i njohur Jorgo Pulla, i cili bëri një parashikim javor për javën 17-23 Mars 2025 Sipas Pullës, është një javë që do të karakterizohet nga shumë ndikime të forta planetare, të cilat do të japin mundësi dhe rëndësi në nxitjen e fillimeve të reja dhe në mbylljen e çështjeve të së shkuarës. “Me ekuinoksin e pranverës dhe hyrjen e Diellit në Dash, kemi një ndikim i…