Subscribe to Updates
Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.
Author: admin
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ishullin e Santorinit. Sipas mediave greke mësohet se një 19-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën teksa ishte duke punuar dhe i ka rënë çatia e shpellës në Imerovigli. Sakaq, policia greke ka arrestuar pronarin e subjektit, pasi është personi përgjegjës për punën që shtetasi shqiptar ishte duke kryer, ndërsa janë duke hetuar për zbulimin e rrethanave të ngjarjes. Gjithashtu, bëhet me dije se rasti i ndodhur nuk ka të bëjë me lëkundjet sizmike dhe zona ku po zhvilloheshin punimet nuk është e ndaluar.
Joz Marku ka disa javë që është përjashtuar nga Big Brother VIP Albania 4. Kjo pas një deklarate të rëndë që bëri në drejtim të banorit të këtij formati, Gjestit. Pas largimit të tij, Marku ka qenë në qendër të vëmendjes, duke u shprehur për eksperiencat e tij brenda shtëpisë së Big Brother dhe marrëdhëniet që krijoi me konkurrentët e tjerë. Ai ka pasur një prani të vazhdueshme në mediat shqiptare, duke ndarë mendimet e tij për karakteret dhe ngjarjet që ndodhën brenda formatit. E tani ka qenë i pranishëm në disa studio televizive, ku ka folur për të…
Mbrëmjen e djeshme, teksa Egli kishte takim me dentistin, Gjesti duket se po hidhte ‘grepin’ diku tjetër. Në lavanderi, ai po pyeste banoren e re Olën, për jetën private. Pasi ajo i tha se nuk është në lidhje, Gjesti e pyeti sesi do ia bëjnë, pasi as ai nuk është. Më pas ndërhyri Valbona, e cila tha se është shoqe e Eglit, e se nuk e toleron veprimin e Gjestit. Biseda mes tyre: Gjesti: A je në lidhje Ola: Jo nuk jam. Gjesti: As unë Ola: Shumë mirë Gjesti: Qysh mujna me ia bo? Valbona: Eglin e kam shoqe…
Këngëtari Vserlo, i cili iu bashkua shtëpisë së Big Brother VIP Albania në ditën e 57-të të edicionit të katërt, ka qenë një nga personazhet më të komentuar brenda shtëpisë. Ai është përfshirë në disa debate të ashpra, veçanërisht me Gjestin, me të cilin ka pasur përplasje të vazhdueshme, përfshirë konfrontime fizike dhe ngacmime verbale. Përveç dinamikave të tij brenda shtëpisë, në rrjetet sociale janë shfaqur aludime për orientimin e tij seksual. Në një diskutim brenda shtëpisë, Tiri e pyeti drejtpërdrejt “A je gay?”, ndërsa Vserlo refuzoi të jepte një përgjigje. Sot, një video e publikuar nga TikToker-i…
Parashikimi për 12 shenjat e horoskopit Dashi – Është momenti ku mund të zgjidhni probleme familjare, me pronën deri në fund të marsit. Do të çliroheni nga pengesat, jeta personale do të marrë drejtim të mirë dhe psikologjia juaj do të përmirësohet. Kujdes nga presionet që mund t’ju ushtrojnë, kujdes me reagimet dhe mos flisni për planet tuaja. Fokusohuni te to me hënën e re dhe do t’i realizoni pas datës 20 mars kur t’i vendosni më mirë në funksionim. Më 2 mars, Afërdita kthehet në prapavijë në shenjën tuaj ndaj shihni marrëdhëniet dhe mund të keni rikthimin e…
Ditën e djeshme, banorëve të Big Brother VIP Albania iu transmetuan pamjet nga momenti i tyre i parë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Një nga hyrjet që tërhoqi më shumë vëmendje ishte ajo e Xum Allushit, i cili menjëherë pas futjes në shtëpi u surprizua nga një takim emocionues me nënën e tij. Teksa pamjet u shfaqën, Egli Tako u vu re me lot në sy dhe e emocionuar, një reagim që nuk kaloi pa u vënë re nga publiku. Kujtojmë se Xumi e kishte shprehur hapur pëlqimin për Eglin gjatë qëndrimit të tij në shtëpi, por…
Eftuar sot në “Live From Tirana” ishte ish-banorja e “BBV”, Eda, për të komentuar banorët e “BBV4”, por edhe për të folur për rrugëtimin e saj në atë program. “Aplikova krejt rastësisht. Pashë njoftimin te një mik. Bëra intervistë. Ditën që mora vesh që do futem isha e shokuar. Ishte një eksperiencë shumë e bukur. Kishte presion. E menaxhova mirë. Ishte pak e çuditshme ajo shtëpia e vogël. Jam mërzitur që nuk shkoi më gjatë”, tha ajo. Lidhur me banorët, ajo tha: “Gjesti më pëlqen. Realisht ka shumë presion nga një Big Brother në një Big Brother, shumë lodhje…
Shtëpia e Big Brother VIP Albania është bërë edhe më dinamike pas hyrjes së Vserlos, i cili ka krijuar debate të ashpra dhe përplasje me banorët, sidomos me Gjestin. Por duket se edhe të afërmit e këngëtarit nuk qëndrojnë indiferentë ndaj dinamikave të shtëpisë. Në Instagramin e Vserlos, ata kanë bërë një deklaratë të papritur dhe thumbuese: “Gjesti ka më shumë gjasa të martohet me Vserlon sesa me Eglin.” Kjo deklaratë vjen në një kohë kur raporti mes Gjestit dhe Eglit ka qenë në qendër të vëmendjes. Disa banorë dhe ndjekës e kanë cilësuar lidhjen e tyre më shumë…
Dashi/Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill Të premten mund të përballeni me sfida nga njerëzit që keni besim. Ruani qetësinë dhe trajtojini situatat në mënyrë diplomatike. Dita do të nisë mbarë, Hëna e favorshme ju ndihmon në marrëdhëniet romantike. Nëse një mjedis i caktuar ndihet shumë i vogël për ju, mendoni të eksperimentoni me ide të reja. Pa zgjedhje të nxituara. Nxitimi është gjithmonë një këshilltar i keq. Demi Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj Të premten, këshillohet që komunikimi të jetë i thjeshtë dhe i drejtpërdrejtë. Shmangni keqkuptimet duke sqaruar menjëherë qëllimet tuaja. Situatë e…
Java e fundit e shkurtit karakterizohet nga disa ngjarje astrologjike: Marsi kthehet në vijë të drejtë në datën 24, në datën 27 është hëna e re në shenjën e Peshqve dhe më 2 mars, Afërdita kalon në prapavijë. Por çfarë nënkuptojnë të gjitha këto për shenjat e zodiakut? Astrologia e programit “Shije Shtëpie” në Tv Klan, Chrysanthi Kalogeri parashikon se fillimi i javës, sidomos tri ditët e para do të karakterizohen nga ngatërresat dhe konfliktet ndaj duhet të tregohemi të kujdesshëm. Hëna e re çel stinën e eklipseve dhe duhen hedhur hapa të matur. Fundi i javës mund të ketë…