Subscribe to Updates
Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.
Author: admin
Në një prononcim për median gjyshi i të miturit 3 vjeçar kërkon drejtësi. “Duam drejtësi. S’ka pas asnjë problem djali. A mund të ndërhyhet me një fëmijë për të mbushur 14 dhëmbë. Kjo s’ishte gjëja më e rëndë që na ka ndodhur. Shkuam në shtëpi dhe mjeku na tha s’ka asnjë problem, filloi u zverdh djali. E morëm mjekun në telefon dhe as nuk na hapte as telefonin. Ndërkohë një i afërm beson se po ti jepej ndihma e parë fëmija do të kishte shpëtuar.
Gazetarja Ola Bruko ditët e fundit ka qenë si asnjëherë, kryefjalë e mediave rozë. Ajo po përflitet se është në një lidhje dashurie me Endri Priftin, këngëtarin korçar i cili bashkë me të vëllain janë prej kohësh pjesë e emisionit të saj televiziv. Ola Bruko ka qenë e martuar me Andi Papaproko, babi i dy fëmijëve të saj. Ndërkohë sot, e ftuar në “Shije Shtëpie”, Ola Bruko shprehet se kohët moderne kanë shkaktuar një ndryshim jo të mirë te baballarët pasi duket sikur “i kanë prishur pak nga mendtë” dhe “i vret e mira”. Përsa i përket burrave korçarë, moderatorja…
Astrologia e njohur Meri Shehu e ftuar në emisionin e mëngjesit “Wake Up” në Top Channel, ka bërë parashikimin horoskopit për muajin tetor. Në një parashikim të përgjithshëm për të gjitha shenjat e horoskopit, ajo shprehet se muaji tetor do jetë i vështirë, ku do bëhen disa ndryshime që nuk do bazohen tek diplomacia, ekuilibri apo tek harmonia. “Muaji tetor është një muaj i vështirë, udhëhiqet nga Peshorja, e cila ka të bëjë me diplomacinë, me balancat dhe harmoninë, por duke marrë parasysh që edhe në shtator edhe Marsi (planeti i luftës) ka qenë në Peshore dhe vazhdon të jetë…
Aktori i famshëm me dhjetëra role ikonike në spektaklin e humorit “Portokalli”, Rezart Veleshnja, është larguar nga televizioni “Top Channel”pas 17 vitesh sukses dhe karrierë të shkëlqyer si artist. Burime të sigurta për revistën “Story” kanë treguar se Veleshnja e ka marrë këtë vendim pas premierës së sezonit të ri të shoë-t, të dielën, ku u shfaq si pjesë e trupës me rolet e tij. Nuk dihet ç’ka ndodhur, që Velesnja largohet në fillim sezoni dhe kaq papritur, duket bërë “divorc” profesional me televizionin, ku gjithmonë binte në sy për marrëdhëniet e shkëlqyera që kishte. Ndërkohë s’e kanë lënë të…
Pak ditë më parë Dojna Mema foli për largimin nga shtëpia mediatike ku punoi për plot 10 vite, Top Channel, për të cilën u shpreh se ndarja nuk erdhi në mënyrën më të mirë. Tashmë moderatorja është pjesë e show-t satiriko-investigativ, “Piranjat”, krah aktorit të humorit Florian Binaj. Teksa ishte e ftuar në një intervistë për “Natën me Aulonën”, Dojna zgjodhi sërish mos flasë shumë për largimin nga TCH për shkak të mirënjohjes dhe respektin që ka ndaj tyre. Mirëpo, moderatorja shtoi se nëse publiku do të dinte se çfarë ndodhte në prapaskenë, mbase nuk do të donte të shihte…
Programi i kërcimit “Dancing with the stars” do të startojë të hënën e ardhshme në 6 Tetor e sakaq janë prezantuar të gjithë konkurrentët dhe moderatorët. Ajo çka u vu re dhe u komentua gjatë prezantimit të konkurrentëve, ishte se shumica prej tyre janë ish banorë të “Big Brother VIP”. E kjo duket se është arsyeja pse Efi Dhedhes nuk është bërë pjesë e këtij formati. Gjatë një pyetësori të zhvilluar me ndjekësit e saj, teksa u pyet se përse nuk mori pjesë në DWTS, në mënyrë ironike Efi u shpreh se nuk dëshiron të marrë pjesë në një ripërsëritje…
Prej muajsh tashmë, pas gjithë zhurmës nga BBV, Lorenc Hasrama ka treguar se është në një lidhje dashurie. Por duket se kjo lidhje paska kaluar në një tjetër nivel. I ftuar në “Wake Up”, Lorenci pranoi se marrëdhënia me partneren e tij është mjaft serioze dhe madje ajo ka dhe një unazë, duke nënkuptuar se ata e kanë zyrtazuar lidhjen në një fejesë. I pyetur nëse e dashura e tij është fansja e tij më e madhe, këngëtari shprehet: Ajo thotë që është fansja më e madhe. Mendoj që mund të jetë një nga këngët e preferuara të saj. Nëse…
Diola Dosti dhe Nita Latifi ishin goxha shoqe brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, por jashtë Diola ndjeu një indiferencë nga ana e Nitës. Në “Natën me Aulonën”, dietologia pse vendosi t’i bënte unfolloë në Instagram duke ndërprerë përfundimisht miqësinë mes tyre. “Brenda shtëpisë së ‘Big Brother’ kam qenë njësoj si edhe jashtë dhe nëse është një individ që ka pasur një problem me shëndetin, unë kam bërë edhe rolin e nënës, duke qenë vetë nënë, për ta mbrojtur në mënyrë instiktive. Pashë që ky investim emocional që dhashë (për Nitën) aty brenda, nuk u barazua me pjesën jashtë…
Teksa pritjes së Dancing With the Stars po i vjen fundi, një tjetër surprizë është zbuluar ditën e sotme. Producentja Sara Hoxha ka treguar se në premierën e madhe do të ketë një performancë magjike. Luiz Ejlli, fituesi i Big Brother Vip, si edhe protagonist i filmit “Në kuadër të dashurisë”, do të ketë një performancë speciale. Spektakli i kërcimit do të nisë më 6 Tetor dhe do të transmetohet live çdo të premte në Top Channel.
Këngëtarja e njohur Eneda Tarifa, këtë sezon do t’i rikthehet ekranit edhe si moderatore. Pas disa sezoneve në drejtimin e spektaklit të humorit “Portokalli” , Eneda iu përkushtua më shumë muzikës dhe projekteve të reja, ndërsa tani është gati për të drejtuar një program plotësisht në profilin e saj. Siç është mësuar së fundi, këngëtarja do të moderojë spektaklin “Këngë Moj” në sezonin e ri, një program muzikor i transmetuar prej dy vitesh. Spektakli përcjell këngën shqiptare, tradicionale, popullore e qytetare, por po ashtu edhe muzikën e lehtë. Me moderatore Klea Hutën, “Këngë Moj” ka bërë pjesë të mbrëmjeve…