Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Paskuqanit, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë elektrike buzë rrugës. Pamjet nga vendngjarja tregojnë disa qytetarë të mbledhur pranë mjetit të dëmtuar, ndërsa njëra nga korsitë e rrugës është bllokuar për shkak të përplasjes. Fatmirësisht, sipas informacioneve paraprake, nuk raportohet për të lënduar. Ndërkohë, policia ende nuk ka mbërritur në vendin e aksidentit për të kryer veprimet procedurale dhe hetimin e rrethanave.
Autor: Redaksia Hilsn
Meteorologu i njohur Hakil Osmani, ka deklaruar se dita e sotme ka nisur me temperatura më të ulëta se ditët e kaluara, ndërsa nga sot pritet të ketë reshje shiu, të cilat do të kulmojnë nesër me rrebeshe të forta në disa zona të vendit. “Dita e sotme ka sjellë një rënie të lehtë të temperaturave të ajrit që në orët e para të mëngjesit, ku në qytetet e zonave malore të kemi një temperaturë rreth 14 gradë celsius. Ndërsa rreth mesditës do të kemi një rënie më të ndjeshme të temperaturave të ajrit në zonat veriore me rreth 3…
Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme, rreth orës 12:40, në aksin rrugor Vlorë–Qeparo, në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Drashovicës”. Sipas njoftimit të policisë, shtetasi A. Q., 35 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij tip Fiat, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si për pasojë ka ngelur i dëmtuar. Mësohet, se aktualisht 35-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Vlorë/Informacion paraprak Sot, rreth orës 12:40, në aksin rrugor Vlorë–Qeparo, në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Drashovicës”, shtetasi A. Q., 35 vjeç, banues në Selenicë, duke drejtuar automjetin tip Fiat, dyshohet se ka humbur…
Ditën e sotme, Gjykata e Lartë ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë për kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj. Vendimi u mor pas shqyrtimit të seancës gjyqësore dhe rrëzimit të rekursit të paraqitur nga mbrojtja e Veliajt. Ai ndodhet aktualisht në paraburgim në Durrës dhe është nën hetim për disa akuza të rënda, përfshirë korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie dhe futje të paligjshme të sendeve në ambientet e burgut. Vendimi i sotëm vjen pas një rishikimi të masës nga Apeli i GJKKO, të cilin Gjykata e Lartë e konsideroi të ligjshëm dhe të bazuar në prova.…
Moderatorja e njohur e Portokallisë njëkohësisht edhe ish-banore e BBV2, Kiara Tito ka ndarë një foto në Instagram me një pamje të re. Por në të vërtetë Kiara nuk është bërë me baluke, ajo është grimuar dhe veshur për një ndër rolet që realizon në numrat gjatë turneut “Verë dhe Portokalle”, ku mbrëmjen e djeshme kanë qenë në Tepelenë.
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar paraditen e kësaj të marte në aksin rrugor Lezhë-Shkodër. Sipas informacionet paraprake, bëhet me dije se aksidenti ka ndodhur pranë kryqëzimit të fshatit Gjadër, ku një motor në të cilin po udhëtonte një turist i huaj është përplasur me një automjet. Dyshohet se turisti ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar duke u përplasur me një makinë në lëvizje. Si pasojë e përplasjes, ai ka ndërruar jetë në vendngjarje. Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat!
Ervin Salianji është liruar nga qelia pas 10 muajsh në burgun e Fierit. Pas daljes nga gjykata pas marrjes së vendimit ai foli shkurtimisht për medait. “Do të jem në konferencë në orën 17:00 në selinë e PD-së”, tha Ervin Salianji. Më pas, i shoqëruar nga efektivët, iu drejtua furgonit të policisë.
Një “revolucion” astrologjik po ndodh para syve tanë! Pas shtatë vite e gjysmë sfidash dhe tronditjesh që preku jetën e Demëve, Urani, planeti i ndryshimit të papritur dhe energjive të fuqishme hyn në shenjën e Binjakëve, duke rihapur një kapitull krejt të ri për çdo shenjë. Në emisionin “Rudina” në Tv Klan, astrologia Meri Shehu, paralajmëroi për një javë plot emocione, dashuri, surpriza dhe marrëveshje që mund t’ju kthejnë fatin përmbys. Por, si do të ndikojë kjo lëvizje e madhe në komunikimin tonë, në marrëdhëniet dhe në planet financiare? Lexoni parashikimet për secilën shenjë dhe zbuloni nëse kjo verë do…
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin Aurillac në Francë, ku dhjetëra kalimtarë janë sulmuar papritur nga një tufë bletësh, duke shkaktuar panik dhe lëndime të shumta me 24 të lënduar, tre prej të cilëve në gjendje kritike. Kalimtarët u pickuan për rreth 30 minuta të dielën në mëngjes, sipas prefekturës Cantal. Zjarrfikësit dhe ekipet mjekësore u ofruan ndihmën e parë të plagosurve, ndërsa policia vendosi masa sigurie derisa sulmi i bletëve u ndal, sipas Guardian . Tre personat në gjendje kritike u dërguan në një spital lokal. Pierre Matonnier, kryebashkiaku i Aurillac, i tha BFM TV të hënën…
Një incident në skenën e teatrit i kushtoi jetën aktorit të “Portokallisë”, Emir Hoxhaj, teksa luante një rol disa vite më parë. I ftuar në emisionin “Hipokrati”, aktori kujtoi ngjarjen kur u plagos në kokë me një shpatë të vërtetë. “Luaja në teatër, isha në skenë dhe ka ndodhur live, më është çarë koka. Kishim një skenë me shpata të vërteta, sepse regjisori kërkonte shpata me peshë reale, që të bënin atë zhurmën e vërtetë. Ishte një skenë lufte. Isha vërtetë me fat atë ditë, sepse kisha atë kapelen që ishte si kasketë ilire. Ajo ishte për imazh, ishte tërësisht…