Hilsn

Babai i Stresit merr këtë vendim ndaj Jozit, pas përplasjes së tyre

Marrëdhënia mes dy këngëtarëve, Stresi e Jozi, duket se ka ndryshuar për mirë, pas gjithë përplasjeve, tensioneve dhe deklaratave publike që dyshja ka patur për një periudhë të gjatë tashmë.

Kjo lihet të kuptohet nga një postim i Jozit në instastory, ku ai ka qënë duke drekuar me Sali Lushajn, babain e Stresit, gjë e cila ka nxitur aludime për paqe mes këngëtarit dhe reperit.

“Ai ka impenjimet e veta, unë të miat. Por ne gëzojmë respekt për njëri-tjetrin dhe për familjet. I urojmë njëri-tjetrit vetëm të mirat,” ka thënë Jozi.

Ky takim vjen pas një periudhe të gjatë me konflikte, që filloi menjëherë pas daljes së Jozit nga “Big Brother VIP Albania”, ku dy këngëtarët shkëmbyen kritika dhe akuza publike.

Kujtojmë se, për një periudhë qarkulloi edhe një video ku Jozi i kërkonte Stresit ta puthte. Kjo video u komentua gjerësisht por më pas u mohua nga Stresi i cili tha se përqafimi nuk ishte miqësor dhe se Jozi po “gabonte” me të.

×