Close Menu
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Facebook X (Twitter) Instagram
Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live

‘Babi ku je, pse nuk të shoh…’ Historia rrënqethëse, prindërit kërkojnë ndihmë për sëmundjen e rrallë të fëmijëve të tyre

April 12, 20253 Mins Read Të Fundit

Denisa dhe Simoni ishin fare të rinj kur u njohën, u dashuruan dhe vendosën të lidhnin jetën së bashku. Ajo ishte nga Delvina, ndërsa ai nga Dhëmblani, fshati i vogël i Tepelenës, ku dhe hodhën themelet e para të familjes së tyre të re.

Në 2018 erdhi në jetë vajza e tyre e parë, Desila, si një engjëll që do t’ua ndriçonte shtëpinë e do t’i nxiste të rendnin drejt një jetë më të mirë. Një vit më pas, Simoni e Denisa e lanë pas fshatin e tyre. Erdhën në Tiranë, në një shtëpi me qira, me shpresën që do të kishin mundësitë reja.

Ardhja në jetë e dy vogëlushëve: Seit dhe Eldisa, u dha një gëzim të ri.

Derisa kuptuan se në sytë e tyre të bukur e të qeshur, kishte një problem. Të vegjlit, ndërsa mësuan të ecnin, nisën të përplaseshin me sende, rrëzoheshin shpesh e nuk gjenin dot drejtimin e prindërve kur i thërrisnin.

Pas shumë kontrollesh, mjekët dhanë lajmin që ua shembi botën dy prindërve: Seit sheh vetëm 5%, ndërsa Eldisa vetëm 2.5%. Të dy fëmijët u diagnostikuan me një sëmundje të rrallë dhe shumë të rëndë të syve, një sëmundje që përparon shpejt dhe që mund t’ua marrë shikimin përgjithmonë.

Për Simonin, kjo ishte një plagë që hapej sërish. E kishte parë këtë errësirë më parë tek babai i tij, që kishte humbur shikimin nga njëri sy në moshë të re. Por nuk e kishte imagjinuar kurrë që e njëjta gjë do i ndodhte te fëmijët e tij të vegjël.

Çdo mëngjes, fëmijët zgjohen duke kërkuar babain. Nuk e shohin, por ndiejnë praninë e tij. Zgjatin duart deri sa gishtat e tyre të vegjël prekin fytyrën e tij të lodhur, të lagur nga lotët.

“Babi, ku je? Nuk shoh”- i thotë Seiti. Zëri i tij i vogël qëllon në zemrën e Denisës dhe Simonit si shigjetë.

Tani, Denisa dhe Simon përballen çdo ditë me frikën se fëmijët e tyre do të rriten pa parë fytyrat e prindërve, pa parë dritën e diellit, qiellin apo çdo gjë tjetër.
Fatmiresisht mjekët thonë se ka një shpresë, një mundësi për trajtim jashtë vendit, por koha është e shkurtër dhe nuk pret.

Simoni e Denisa nuk kanë mundësi të mbulojnë shpenzimet. Çdo ditë është një betejë me kohën dhe pamundësinë. Nëse nuk trajtohen jashtë vendit, fëmijët do ta humbasin plotësisht shikimin.

Ata luten për t’i çuar fëmijët jashtë, për t’i shpëtuar nga errësira që po u afrohet me hapa të shpejtë. Ata kanë nevojë për ndihmë, që Seiti dhe Eldisa të mund të shohin dritë e të jetojnë jetën me të gjitha ngjyrat e saj, thirrje që u bë në “Për Shqiptarët”.

bora zemani Elvis Naci per shqiptaret top channel
Previous ArticleNjë e Shtunë e qetë që i paraprinë një të Diele ‘shpërthyese’! Horoskopi për sot, ja cfarë parashikojnë yjet
Next Article Kush e fiton BBVA4? Dy ish banorët e këtij sezoni tregojnë të vërtetën që ASKUSH nga ne nuk e paska ditur!
Të Fundit

Ndodh në Tiranë! 8 vajza konfliktohen fizikisht me njëra-tjetrën, zbardhen detajet

June 3, 2025

‘Kulmi, ti referohesh një femre ‘pr*stitutë’ në TV!’ Vesa Luma nuk përmbahet, shpërthen ndaj Ferma Vip?

June 3, 2025

Rast i rrallë në Kamëz: Skënderi 74 vjeç, jep provimin e gjuhes se huaj sot si ‘maturant’! (Video)

June 3, 2025
ShowBizi

‘Ferma VIP’ drejt fundit, zbulohet data e finales së madhe

June 3, 2025

Bashkë apo të ndarë? Alba zbulon raportin me Limin pas Ferma VIP

June 3, 2025

Peshorja arrin kulmin e suksesit, Peshqve u vjen dashuria… Meri Shehu zbulon shenjën fatlume të qershorit

June 2, 2025
Horoskopi

‘Këtë ditë kushtojini vetes!’ Parashikimi i horoskopit ‘Bëni kujdes, pasditja do t’ju trondis!’

June 3, 2025

‘Cfarë muaji ky Qershori!’ Meri Shehu merr frymë thellë dhe bënë parashikimin e bujshëm të horoskopit!

June 2, 2025

Peshorja arrin kulmin e suksesit, Peshqve u vjen dashuria… Meri Shehu zbulon shenjën fatlume të qershorit

June 2, 2025
Këshilla Shëndeti

Pse na dhembin këmbët? Si t’i kurojmë natyralisht dhe kur duhet të shqetësohemi, mjeku Ylli Merja jep zgjidhjen: Nëse kemi probleme me ne…

March 13, 2025

Ylli Merja: Si të trajtoni migrenën me çarja popullorë: Pjesë shumë e rëndësishme është edhe mënyra e…

March 7, 2025

Ylli Merja: E bardha e vezës dhe glikoja e arrës, zgjidhje për të kuruar gastritin: Gastriti dhe ulcera janë sëmundje që mund të kalohen me…

February 23, 2025
© 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.
  • Termat e Përdorimit
  • Politika e Privatësisë
  • Të Drejtat e Autorit
  • Politika Editoriale
  • Na Kontaktoni
  • Rreth Nesh

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.