Këngëtarja Baby G, po kalon kohë në Shqipëri.
Pas pushimeve, ajo është rikthyer në vendlindje, prej nga ka publikuar dy foto nga varri i gjyshërve të saj duke treguar se ka patur një lidhje shumë të ngushtë me ta.
“Nëna më mungon. Nuk jam e njëjta pa ty”, ka shkruar këngëtarja.
Ku në InstaStoryn pasardhës ka shkruar për gjyshin e saj:
“Personi im i preferuar. Do më mungosh gjithmonë”.
Kujtojmë se Baby G, këngëtarja emri i vërtetë i të cilës është Gordana Kingji, ishte pjesë e Ferma VIP. Ajo arriti të fitonte zemrat e shumë ndjekësve duke u bërë një nga finalistet e edicionit të parë.