Hilsn

Banori i BBV humb njeriun e zemrës, familjarët vendosin MOS TA LAJMEROJNE ‘Le të vazhdojë garën…’

Në orët e vona të mbrëmjes, mediat lokale kanë raportuar se gjyshi i Labinot Rexhës ka ndërruar jetë.

Ndërkohë, Labinoti vazhdon ende garën e tij në “Big Brother VIP Kosova”, pa qenë në dijeni për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur jashtë shtëpisë.

Lajmi i hidhur është konfirmuar nga familjarët e tij përmes një postimi në llogarinë zyrtare të Labinotit, ku thuhet: “Me keqardhje të madhe njoftojmë ndarjen nga jeta të gjyshit të Labit. Qoftë i xhenetit.”

Në postim theksohet se familjarët e tij, xhaxhai dhe hallat, kanë vendosur që Labinoti të mos njoftohet për këtë humbje, me qëllim që ai të mos e ndërpresë garën e nisur në “Big Brother VIP Kosova”.

“Me keqardhje ju njoftojmë se ka ndërruar jetë gjyshi i @labinotrexha Familja e Labit (axha dhe hallat) nuk po lejojnë që Labi të njoftohet duke mos ndërprerë garën e nisur ne BigBrother Faleminderit për mirëkuptim,” shkruhet në postim.

×