Hilsn

Banori i BBVA largohet nga gara, konkurentët e tjerë nisin festimet nga lumturia ‘Paska Zot…’

Aktori Gert Ferra është i eleminuari i radhës nga loja e “Big Brother VIP Albania”. Pas daljes së tij nga shtëpia, banorët kanë shpërthyer në festime duke uruar njëri-tjetrin për këtë moment.

 

Për ta përcjellë tek dera e kuqe, banorët janë ndarë në dy pjesë, ata të cilët e përshëndetën me dashamirësi dhe ata të cilët ishin të lumtur për largimin e tij. Mes këtyrë të fundit sigurisht pjesë ishin ata banorë me të cilët Geri ka patur debatet më të forta në këtë format.

Livia: Pooo…

Rozana: Uh Zot i madh, ka Zot!

Livia: Ik tani ciao, ciao. Gerta të iku një ushtar.

Valbona: Mirupafshim, mirupafshim…

Livia-Gertit: Mirupafshim ushtar i kauzave të gabuara.

Rozana: Kjo është për babin tim që ma ka kthyer përmbys aty ku është.

Egli: Urime të gjithëve.

Rozana: Urime të gjithëve. Atë që më ka thënë për babin që kam gjithë ato vite pa e parë nuk ja fal, për dritën e syve.

 

Rrugëtimi i Gert Ferrës nuk ishte shumë i gjatë në BBVIP. Ai u bë pjesë e shtëpië disa ditë më parë, një rrugëtim aspak i qetë për të, i mbushur me debate të forta dhe përplasje me disa prej eksponentëve të shtëpisë. Gerti ra direkt në sy për karakterin e tij ekspresiv dhe të zhurmshëm, çka mund të ketë sjellë dhe mospëlqim tek publiku.

×