Belina Pupa, terapiste dhe influencuese e njohur në rrjetet sociale,

po përballet me akuza në Australi për kultivim të drogës dhe ndërhyrje të paautorizuar në rrjetin elektrik.
Ajo akuzohet se ka kultivuar 43 bimë kanabisi në një pronë në Ascot Park gjatë periudhës 1 janar – 4 prill 2025. Belina u paraqit në Gjykatën e Magjistratës në Adelaide, por nuk ka dhënë ende një deklaratë për akuzat.
Avokatët e saj kërkuan që të ndryshohen kushtet e lirimit me kusht, për t’i mundësuar udhëtimet jashtë vendit për punë, duke thënë se ajo ka klientë në Shqipëri, SHBA dhe Australi. Por prokuroria kundërshtoi këtë kërkesë.
Në një reagim për Dritare Tv ajo ka sqaruar të vërtetën e akuzave për kultivim të kanabisit.
Ajo u shpreh se e gjithë gjëja ka të bëjë me një pronë që ajo e ka dhënë me qira.
REAGIMI:
Bëhet fjalë për një pronë të dhënë me qira por që është me emrin tim.
Gjyqi po mbahet për pasqyrimin e fakteve. Nuk mund të them asgjë më shumë, derisa çështja të mbyllet, për arsye hetimesh në radhë të parë por edhe për të qenë e qartë për të gjithë në fund, në radhë të dytë. Ju falënderoj që më pyetët përpara se të shpërndanit një lajm të përçudnuar!