Gazetari i njohur Olti Curri ka publikuar një video, ku ka komentuar personazhet që kaluan në tapetin e kuq gjatë premierës së filmit “Në Kuadër të Dashurisë”.
Pa përmendur emra konkret, Olti u shpreh se këta personazhe hiqen si milionera, ama në fund të eventit falenderojnë sponsorat nga ku kanë marrë veshjet falas.
“Lani një herë borxhet, çoni ato rroba një herë në pastrim kimik, çojini tek dyqani dhe bëjini tag.
Se duket shumë keq ashtu, duket sikur po gënjeni dhe nuk jeni te klubi i milionerëve, por te klubi i delexhijve”– u shpreh gazetari ndër të tjera.