Hilsn

Blerta reagon për herë të parë pas kritikave në rrjet

Ditën e djeshme, moderatorja e njohur Arbana Osmani njoftoi se puntata e parë e sezonit të ri të emisionit të saj do të kishte të ftuar Princ Lekën, i shoqëruar nga partnerja e tij e re, Blerta Celibashi.

Ky lajm u prit menjëherë me shumë reagime në rrjetet sociale, ku përveç interesit të madh, nuk munguan edhe kritikat dhe komentet negative.

Një pjesë e ndjekësve e drejtoi pakënaqësinë e tyre ndaj ftesës së Princ Lekës, duke argumentuar se Arbana nuk duhej ta ftonte në emision, për shkak të situatës së bujshme dhe ndarjes me ish-partneren, Elia Zaharia.

Ky debat ka hapur diskutime të gjera në rrjet, duke ndarë opinionet mes atyre që e shohin praninë e tij si një të drejtë personale për të folur hapur, dhe atyre që mendojnë se pjesëmarrja e tij nuk është e nevojshme.

Në mesin e gjithë këtyre reagimeve, ka qenë vetë Blerta Celibashi ajo që ka vendosur të thyejë heshtjen dhe të reagojë publikisht.

Përmes një postimi në Instagram, Blerta ka theksuar se jo çdo histori që diskutohet në portale përfaqëson realitetin e atyre që i jetojnë.

“Titujt e nxituar flasin shumë, por nuk njohin të vërtetën tonë, atë që ruhet me dinjitet dhe që askush nuk mund ta bëjë pis,” ka shkruar ajo.

Ajo ka shtuar se sonte, në emisionin e Arbanës, do të ndajë për herë të parë një rrëfim të ndjerë mbi dashurinë e saj me Princ Lekën, duke zbuluar atë që deri tani ka mbetur i pathënë për publikun.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Blerta Celibashi (@blerta_c)

×