Gjatë një bisede të gjatë me njëri-tjetrin, Miri e pyeti mbrëmë Selin në lidhje me raportin e saj me Gimbon. Banorja u shpreh se janë shumë të afërt dhe shkojnë shumë mirë së bashku.

I pyetur nga Miri se a ka përtej kësaj gjëje, Selin i tha se nuk është përgjigje që i takon atij dhe asnjë banori tjetër, përpos Gimbos.

Pjesë nga biseda:

Miri: Çfarë marrëdhënie ke me Gimbon?

Selin: Ça marrëdhënie?

Miri: Po

Selin: Ça lexon ti, atë marrëdhënie kam

Miri: Ajo që lexoj unë është?

Selin: Si e lexon ti? Unë me Gimbon kam raport shumë të afërt, shkojmë shumë mirë, e kam shumë në konsideratë, më ka edhe më shumë në konsideratë.

Miri: A ke ti përtej kësaj gjësë me të?

Selin: Kjo nuk është përgjigje që të takon ty

Miri: Ok, kaq. Ça të kërkoj tjetër

Selin: Kjo përgjigje i është dhënë çdokujt që ka ardhur dhe ka dashur me pyetur dhe

Miri: Dhe mua nuk më takon?

Selin: Nuk është në raport me lojën, edhe po të them nuk të takon Është një përgjigje që nuk kam qejf t’ja jap dikujt tjetër përpos Gimbos.