Si në çdo fillim jave, Meri Shehu ka bërë parashikimin astrologjik në emisionin Rudina për periudhën 22-28 Korrik, duke vendosur edhe yjet për çdo shenjë.
“Sapo kaluam një hënë të plotë të fuqishme të nxehtë në Luan. Vërtetë Dielli shkëlqen, por dhe Hëna shkëlqen se është Hënë e plotë në Ujor. Është romantizëm, te femrat ndikon shumë, do duan të jenë më të lira, më të pavarura se kemi Ujorin në mes, të bëhen më moderne”.
Dashi 3 yje – Janë në një komoditet social. Por do kenë kujdes Dashët e lindur të dhjetëditëshit të tretë se aty do kenë një vështirësi në ekonomi shumë të fortë, u rrëshqet këmba diku. Kemi një humbje të çuditshme. Por edhe në jetën personale ka një kthesë të papritur. Në mes te javës do kenë kujdes.
Demi 1 yll – Planetët në Luan nuk u japin fare Demëve dëshirat dhe gjërat që kërkojnë, madje u marrin shkëlqimin dhe shumë demë mund të jenë si të vetmuar. Mund të kemi një relacion të mirë ekonomik, por kjo është sa do ta kapësh, sidomos ata të lindurit në dhjetëditëshin e parë. Të tjerët pastaj kanë zhgënjim të vogla familjare.
Binjakët 4 yje – Janë të favorizuar sepse Jupiteri në shenjën e tyre bën një lidhje shumë të bukur me Diellin në Luan. Marrin një vendim të rëndësishëm, një performancë të bukur. Bëjnë diçka që ata i nxjerr nga turma dhe i veçon. Kujdes vetëm nga gënjeshtrat, nga zhgënjimet ose nga të papriturat të cilat janë jo të këndshme në mesin e javës, por më vonë do të rregullohet.
Gaforrja 2 yje – Do të merren me ekonominë por kemi një problem te Gaforret e lindura në dhjetëditëshin e tretë sepse kemi humbje të fuqishme ekonomike ose një mbështetës nuk është aty në momentin e duhur dhe nuk i mban premtimet. Dhe në jetën personale mund të ketë një shkëputje të papritur nga prishja e interesave. Jo në ato lidhje që janë me dedikim personal shpirtëror, por me ato që kanë bazë interesash në mes.
Luani 4 yje – Janë shenja më e performuar e kësaj jave. Hëna e plotë në Ujor përballë shenjës së tyre do japi një ndikim të madh në bashkëpunime, në marrëdhënie, në diskutime. Do të jenë shumë të zjarrtë Luanët sepse është Afërdita në shenjën e tyre. Pra çdo gjë do të bëhet sipas ritmit të tyre. Do bien në sy, do shkëlqejnë, do bëjnë modë, do jenë në qendër të vëmendjes në evenimente të ndryshme, flirte. Por edhe një zhgënjim i pret Luanët e lindur në dhjetëditëshin e tretë, kujdes çështjet ekononike dhe mënyrën se si i diskutoni gjërat ose çfarë premtoni.
Virgjëresha 1 yll- Shumë planetë në Luan dhe Hëna e plotë në Ujor i bën Virgjëreshët të ndihen mes dy zjarreve, kujt t’ja prishin dhe kujt t’ja ndreqin. Vihen në një presion, çlirohen pas mesit të javës me futjen e Mërkurit në shenjën e tyre dhe Mërkuri del nga një vështirësi, nga një debat i madh dhe kur futen në shenjën e tyre marrin Virgjëreshët më shumë impuls pozitiv dhe më prakticitet. Duhet të presin fundin e javës.
Peshorja 4 yje – Jupiteri në Binjak me Diellin dhe Afërditën në Luan bën lidhje shumë të bukura dhe Peshoret si shenjë e ajrit marrin dhe japin në këtë drejtim dhe mund të jenë ata që promovojnë. Kujdes Peshoret e lindura në dhjetëditëshin e tretë sepse aty mund të ketë një keqkuptim të madh i cili pastaj mund t’i kthejë Peshoret në një kurth vetmie ose pasigurie.
Akrepi 5 yje – Me shumë planetë në Luan, me Diellin dhe Hënën e plotë në Ujor, shkëlqejnë, dalin në performancë në karrierë, në famë, por dhe në jetën erotike bëhen shumë pozitivë. Kujdes në dhjetëditëshin e tretë sepse mund të zhgënjehen nga një premtim madhështor, i bukur. Kujdes se mund të mos jetë e vërtetë.
Shigjetari 4 yje – Janë në një moment të bukur, dashuri e paparë, shpërthejnë burimet e energjisë dhe të dashurisë të Shigjetarëve në këtë moment dhe i bëjnë të jenë protagonistë. Por disa të lindur në dhjetëditëshin e tretë mund të bëhen pak manipulues për të arritur qëllimin e tyre ose një kthesë e papritur në jetën e tyre do të ndikojë dhe tek puna, ekonomia dhe shëndeti.
Bricjapi 2 yje – Janë në një moment jo aq të mirë sepse do mendojnë për marrëdhëniet shpirtërore. Do të kenë shumë pak burime energjie dhe burime materiale për të arritur disa nga dëshirat e tyre ose do ndihen si të djegur në një marrëdhënie shpirtërore.
Ujori 3 yje – Duhet të merrnin dhe më shumë yje, por e merr pak performancën Luani. Bashkëpunimet Ujor me Luan janë shumë të mira në këtë periudhë, madje do ishin shumë fatlume. Megjithatë duhet të kenë kujdes të lindurit në dhjetëditëshin e tretë. Gjatë javës do të jenë si në botën e përrallave dhe pastaj do të kthehen në realitet.
Peshqit 2 yje – Te Luani nuk shkojnë shumë Peshqit, është një lidhje armike dhe në jetë. Por Peshqit dinë t’i dredhojnë Luanit dhe Luani bëhet gjithmonë nervoz. Por Peshqit duke mos u kapur nga Luani do humbasë një shans, sepse fati është me Luanin në këtë periudhë. Do lozin pak, por çështja është sa do fitojnë.