Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Vlorës, ku një grua 57-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj.
Sipas njoftimit të policisë, shtetasja M. B., kishte kryer pak ditë më parë një ndërhyrje kirurgjikale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat si dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes së 57-vjeçares.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale për vlerësim,
pasi pas një ndërhyrjeje kirurgjikale të kryer më herët, ka ndërruar jetë në banesën e saj shtetasja M. B., 57 vjeçe.
Vijon puna për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes,” njofton policia.





