Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Françeska Murati, duket se është zgjuar e sëmurë.
Këtë e ka zbuluar vetë ajo përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale. Françeska ka ndarë me ndjekësit e saj një foto në “Instastory” ku shfaqet e shtrirë në shtrat. Ndërkohë krahas këtij postimi ajo shkruan:
“Jam shumë sëmurë, mami më thotë që është syri i keq, unë them kam grip”.
Ndërkohë këtij postimi, Murati ka ftuar ndjekësit e saj që të votojnë nëse është ‘syri i keq apo ka grip’.
“Plaç syri /Grip o lale grip si gjithë në të tjerët”, ishin opsionet e vendosura ku deri më tani duket se pjesa më e madhe ndjekësve kanë votuar se e gjithë kjo po i ndodh nga gripi.
Po ju si mendoni?