Menaxheri i Blero Muharremit, Ardian Prenaj, ka bërë një kërkesë publike të çuditshme ndaj këngëtarit,
ku i ka dhënë ultimatum këngëtarit përmes një postimi në “InstaStory”,
që të mos e telefonojë pa mbyllur të gjitha projektet, madje i ka lënë dy javë kohë.
“I ke dy javë kohë për t’i bërë pesë këngë të reja. Po ta them publikisht.
Ti e di çka bën. Mos më thirr pa i kryer projektet”, shkroi ai në Instastory-n ku etiketoi edhe Bleron.
Ky postim ka ngjallur habi te ndjekësit, megjithatë fansat duhet të jenë të lumtur pasi duket se Blero do të sjellë shumë projekte të reja këto kohë.