Aktorja Olta Gixhari ka ndarë me ndjekësit në Instagram një pamje të mrekullueshme nga shtëpia e saj e re.

Në një story të postuar së fundmi, ajo shfaq një tarracë moderne dhe të hapur, e rrethuar nga gjelbërimi dhe me një pamje mbresëlënëse, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për një ambient luksoz dhe të kuruar në detaje.
Me mbishkrimin intrigues “Çfarë është kur hyn në shtëpi të re me shi?”, Olta ka ngjallur kuriozitetin e ndjekësve, të cilët kanë nisur menjëherë komentet dhe urimet për këtë hap të ri në jetën e saj.
Shtëpia e re e Oltës, e vendosur dukshëm në një zonë elitare, reflekton stilin elegant dhe jetën e rafinuar që ajo ndjek.
Përhajër shtëpia e re Olta! /Prive By Liberta Spahiu