Egli Tako ishte njëra nga finalistët më të komentuara për gjatë rrugëtimit në ‘Big Brother VIP Albania’.

Ajo ka dhënë një intervistë për ‘Top Channel’ ku shprehet mirënjohëse dhe falënderuese për rrugëtimin e saj, shkruan “Kosovarja”.
“Un në këtë ‘Big Brother’ kam arritur t’i tregoj të gjitha ngjyrat dhe t’i fitoj të gjithë njerëzit e vërtet që dinë se çfarë është emocioni, të ngrihesh, të biesh dhe të dashurosh. Unë jam falënderues ndaj Zotit, vetës, familjes sime, të gjithë stafin e Top Chanel dhe nuk mund të lë pa përmendur dhe Gjestin, i cili mirë apo keq ka arritur t’i nxjerr të gjitha ngjyrat e mija” ishin fjalët e Takos.
Gjithashtu Gjesti dhe Egli janë shprehur se marrëdhënien e tyre do të vazhdojnë edhe jashtë shtëpisë.