Teksa bisedonte me disa nga banorët e tjerë të “Big Brother VIP Kosova”, Shqipe Hysenaj po fliste për barazinë gjinore në këndvështrimin e saj.
Ajo u shpreh se nuk dëshiron që të ketë barazi gjinore me burrin e saj të ardhshëm, pasi në këtë mënyrë nuk do ta shohë dot si një “burrë”.
Shqipja shtoi se burri duhet të jetë gjithnjë një kat më lartë që të quhet i tillë.
Mirëpo, duket se gazetarja Fatma Haxhialiu nuk është aspak dakort me këtë deklaratë të Shqipes.
Në videon e faqes zyrtare të BBVK në Instagram, Fatma ka komentuar në videon e konkurrentes, tek ka shkruar:
“Ja si duket injoranca e permbledhur ne nje video te dashur femije!
Lexo cfare do te thotr barazi gjinore Barazi gjinore:
Barazia gjinore nënkupton barazinë e burrave, grave dhe personave me identitete të ndryshme gjinore në jetën shoqërore dhe politike.
Pavarësi e barabartë ekonomike për gratë dhe burrat; paga të barabarta për punë me vlerë të barabartë; barazi në vendimmarrje; respektimi i dinjitetit, integritetit dhe dhënia fund dhunës gjinore”
View this post on Instagram