Erion Isai, kryebashkiaku i Ersekës dhe një nga figurat më të njohura të humorit shqiptar, është ndarë zyrtarisht nga bashkëshortja e tij, Ajlin Petrela.

Vendimi për divorc është dhënë nga Gjykata e Tiranës në prill të këtij viti, ndërsa kërkesa ishte paraqitur që një vit më parë.
Çifti ishte martuar në vitin 2011 dhe kanë dy fëmijë. Në vendimin gjyqësor thuhet se mes tyre “nuk ka më afeksion, jetojnë të ndarë dhe martesa ka humbur kuptimin”.
Prej kohësh përflitej se Isai jetonte i vetëm mes Tiranës dhe Ersekës, por lajmi nuk ishte konfirmuar deri tani.