‘Big Brother Vip Kosova’ ka nisur mbrëmjen e sotme zyrtarisht.
Një prej banoreve që do të bëhej pjesë e këtij edicioni ishte dhe myslimania Ikballe Huduti, e cila në moment të fundit anuloi pjesëmarrjen.
E ndërsa çdo gjë ishte bërë gati për prezantimin e saj, një telefonatë e veri Ikballen të kthehej pas pasi mësoi se bashkëshorti i saj ishte sëmur rëndë dhe ndodhej në spital.
Deri më tani nuk ka një konfirmim nga produksioni i Big Brother nëse Ikballe është skualifkuar
apo do t’i bashkohet formatit në një moment të dytë. Ikballe Huduti është një figurë e njohur dhe shpesh e komentuar,
ndaj hyrja e saj në Big Brother konsiderohej si një nga lëvizjet më të forta të këtij edicioni.





