Hilsn

Cfarë po ndodh kështu? 15 vjecarja në vend gjendet e vetëv*rur, zbardhen detajet e rënda

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Çukë të Sarandës mbrëmjen e kësaj të diele. Një 15-vjeçare është gjetur e vetëvarur në banesë ndërsa rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta.

Sipas raportimeve, e mitura kishte shkuar në Sarandë për pushime tek të afërmit e saj ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për ngjarjen e rëndë.

Trupi i viktimës është dërguar në morg ndërsa të afërmit janë marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.

Kujtojmë se këtë mbrëmje një aksident tragjik ndodhi në aksin rrugor Delvinë-Sarandë. Dy motra, Rozina Dhimaku 20 vjeç dhe Elvisa Dhimaku 22 vjeç ndërruan jetë ndërsa mbeti e plagosur Antonela Zhupa 24 vjeç.

×