Gjatë këtyre ditëve banorët e shtëpisë së BBV u është dashur të përballen me sfidën e mosreagimit.

Cilido person që të hynte brenda në shtëpi, nuk duhet të kishte asnjë lloj reagimi nga ana e banorëve ose në të kundërt do të humbnin para nga çmimi i madh.
Teksa qëndronin në oborr, Rozana e ka pyetur Gjestin se si do të reagonte nëse do të sillnin Eglin brenda shtëpisë.
E papritur ishte përgjigjia e tij, i cili tha se do e prishte komplet sfidën dhe do e takonte Eglin, pa i interesuar për çmimin e madh.
Më tej teksa Rozana e pyeti nëse e ka marrë malli për të, Gjesti u përgjigj: “shumë, kam kaluar momente të bukura me të”.