Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Kalimash ku një 75-vjeçar është gjendur pa shenja jete nga familjarët.
Dyshohet se i moshuari është vetëvrarë me armë zjarri.
“Kukës/ Informacion paraprak.
Rreth orës 14:30, në fshatin Kalimash, Kukës, në banesë është gjetur nga familjarët dyshohet i vetëvrarë me armë zjarri shtetasi I. S., rreth 75 vjeç.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti”, njofton policia.
Një tjeter ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të dielë në Fier. Sipas njoftimit të Policisë mësohet se në fshatin Varibob një 61-vjeçar ka ndërmarrë aktin tragjik duke i dhënë fund jetës.
Burri është gjetur i vetëvarur nga familjarët në oborrin e banesës.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.
“Më datë 23.06.2024, rreth orës 09:15, në fshatin Varibop, Fier, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, dyshohet i vetëvarur në oborrin e banesës, shtetasi rreth 61 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.