Cfarë po ndodh kështu? Tjetër aksident i rëndë në vend, përfshihen 3 automjete. Raportohet për…

0

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në aksin nacional Berat-Dimal.

Sipas raportimeve nga vendngjarja, në aksident janë përfshirë tre automjete, një mjet tip “Opel”, një “Fiat” dhe një furgon.

Tre shoferët e plagosur janë dërguar me ambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore ndërsa gjendja e tyre raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje ndërsa pritet të zbardhen detaje për shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

×