Armaldo Kllogjeri është përballur me një debat të ashpër javën e kaluar me balerinën e tij profesioniste, Marianën.
Shkak për këtë debat është bërë një deklaratë e balerinës, në të cilën u shpreh se Armaldo është i dashuruar me Luizin dhe duket se kjo deklaratë nuk i ka pëlqyer aspak Maestros.
Armaldo ka shtuar se komentet në rrjetet sociale nuk janë aspak të këndshme, lidhur me këtë deklaratë.
Ditën e sotme, artisti i njohur ka vendosur të ndajë në profilin e tij të Instagramit, disa komente që i kanë ardhur nga përdoruesit e rrjeteve sociale, lidhur me këtë temë.
“Aman kur do fillojë “BBV3” se nuk harron dot pupulli “BBV2″”, shkruan Kllogjeri bashkangjitur postimit.
Ndërsa në një tjetë publikim në Instastory, konkurrenti i “DWTS” shton:
“Ja e dashur Mariana cfarë bën populli për një batutë. Thuaj ti po bëhet luftë në Gaza. Thuaj ti po bëhet protestë nga studentët e mjekësisë. Ata ende kanë halle mediokre se duan të harrojnë hallet e vërteta”.