Vetëvrasja është fenomen shqetësues në rritje në shoqërinë tonë.
Faktorë rreziku që shtyjnë drejt këtij veprimi shpeshherë mund të jenë gjendja e rënduar psikologjike dhe emocionale, depresioni, ankthi, bipolarizmi, abuzimi me alkool dhe substanca narkotike e gjendja e vështirë ekonomike, raporton Gazeta Sinjali.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Gjakovë, ku një e mitur dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës së saj.
E mitura është dërguar në Spitalin Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë në gjendje të rëndë për shkak se kishte konsumuar preparate kimike që shërbejnë për pastrim.
Pas intervenimit të stafit mjekësor, gjendja e saj shëndetësore dhe ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët e kanë konfirmuar rastin për Sinjalin.
“Viktima është e mitur dhe është dërguar në spitalin rajonal rajonal të Gjakovës. Dyshohet se ka konsumuar disa detergjentë dhe ka tentuar ta privoj vetën nga jeta”, tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.