Javët e fundit, reperi Ledri Vula ka qenë i heshtur dhe larg vëmendjes publike.
Madje edhe postimet e tij në rrjetet sociale kanë qenë të pakta dhe e gjithë kjo ka nxitur dyshimet për një krizë në marrëdhënien me partneren e tij Sara Hoxha.
E teksa këto aludime sa vijnë e shtohen, së fundmi reperi ka njoftuar ndjekësit për anulimin e koncertit të tij në Oslo.
Në postimin e tij në InstaStory, Ledri nuk ka dhënë asnjë detaj më shumë se pse mori këtë vendim
“Fansa të Norvegjisë dhe Skandinavisë, ju njoftoj se koncerti i Oslos nuk do të mbahet. Shumë dashuri për ju, do shihemi prapë”, ka shkruar reperi