Hilsn

Çfarë po ndodh mes Keijsit dhe Stelinës? Banorja shfaqet e përlotur: Vazhdoj e shpresoj që mund…

Në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, së fundmi në qendër të vëmendjes janë Keijsi dhe Stelina, të cilët po përjetojnë një marrëdhënie të shoqëruar mes afrimitetit dhe përplasjeve.

Dyshja kanë pasur një njohje edhe jashtë shtëpisë, pasi më herët kanë qenë pjesë e programit “Për’puthen”, ku mes tyre u krijua një lidhje por përfundoi në emision.

Së fundmi, faqja zyrtare e BBVA ka shpërndarë një video të Stelinës, e cila shfaqet e përlotur në Dhomën e Rrëfimit, duke hapur zemrën për ndjenjat e saj.

“Vazhdoj e shpresoj që mund të jetë ndryshe”, Stelina e përlotur në Dhomën e Rrëfimit. Më pas ajo shton: “Nuk di nëse Keijsi e ka shfaqur ndonjëherë dashurinë.”

 

×