Pas disa orësh kërkime nga polumbarët e RENEA-s, është gjetur në lumin Mat trupi i pajetë i peshkatarit Ded Qoku.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e njohur si “Ura me Harqe” në rrjedhën e lumit Mat ku Ded Qoku ishte futur për të hapur rrjetat për peshkim, por nuk kishte arritur të dilte më nga uji.

Denoncimin në polici për zhdukjen e peshkatarit e ka berë shoku i tij, i cili kishte dalë së bashku me Qokun për të peshkuar në ujërat e Matit.

“Më datë 01.08.2025, rreth orës 13:40, Salla Operative e Komisariatit të Policisë Lezhë ka marrë një telefonatë nga shtetasi P. N., banues në Rrubik, i cili ka njoftuar se gjatë peshkimit në lumin Mat, shoku i tij, shtetasi D. Q., banues në Rrubik, është futur në ujë për të hedhur rrjetat e peshkimit dhe nuk ka dalë më në sipërfaqe.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë. Gjithashtu, do të ndërhyjë ekipi i polumbarëve të RENEA-s, për të vijuar kërkimet në ujë, për gjetjen e shtetasit D. Q”, njoftoi më herët policia e Lezhës.

×