Ka ndërruar jetë i moshuari nga Durrësi, i cili u sulmua pak ditë më parë nga një qen pitbull.
Halil Basha, 84 vjeç kishte marrë plagë të shumta në pjesë të ndryshme të trupit dhe kokës.
Ngjarja u regjistrua pasditen e së enjtes në lagjen nr. 13.
Sakaq, në pranga ra edhe pronari i qenit, ndaj të cilit rëndon vepra penale “Braktisja e kafshës të shoqërimit”.
Mësohet se 44-vjeçari Armand Lala e mbante pitbullin në shtëpi por në një moment pakujdesie qeni ka mundur të shpëtojë dhe të dalë në rrugët e qytetit ku edhe ka sulmuar të moshuarin./albeu.com