Astrologe Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova, për muajin e parë të vitit 2026.
Rreth datës 12 janar dalin prioritet çështje të vogla me shëndetin kështu që,
sipas astrologes, e mira do të ishte që shenjat të nisnin që sot të kujdeseshin për sistemin imunitar.
Dashi
Po flas për një muaj, në të cilin kjo Hënë e plotë do duket sikur akoma nuk i qartëson për mënyrën se si do t’i zhvillojnë çështjet profesionale të tyre.
Marsi në këtë hyrje të katërfishtë nga Bricjapi bën që organizimi i agjendës së çështjeve të punës mund të japë produktin që ata presin.
Ardhja e Neptunit tek ata në fund të muajit do të ndihmojë shumë për 13 vjet, do kenë kohë që të zhvillohen mirë. Fillon periudha në të cilën mund të kenë zhvillime të forta.
Demi
Është një muaj në të cilin ajo që do t’u japë mbështetje në projektimin e tyre është mënyra se si ndihen në raport me dashurinë,
familjen, me njerëzit që kjanë zgjedhur të bashkëjetojnë apo bashkëpunojnë. Duket sikur kanë një lloj stabiliteti emocional.
Duhet kujdes në lëvizje sa i përket çështjeve zyrtare, letrave dhe shkresave rreth datës 12. Hyn te muajt produktivë.
Binjakët
Me një Hënë të plotë që në fillimin e muajit do të vazhdojnë nën ndikimin e saj deri në datën 17 dhe në datën 18 me një Hënë të re te Bricjapi do të kenë mundëqi që çështjeve me të cilat do të merren gjatë pjesës së parë të muajit t’i japin drejtimin që duan deri në datën 18. Kanë disa shqetësime të mbartura nga dhjetori, do të dalin disa gjëra nga data 9-12 me të cilat do të merren, por të gjitha gjërat që kanë në mendje do të vendosen në një vijë të drejtë gjatë Hënës së Re në datën 18. Pjesa e ekonomisë është shumë herë më e mirë nga 2025.
Gaforrja
Për Gaforren janë shumë çështje të hapura me të cilat do të merren. Janari, deri në datën 23 do të ketë një lloj intensiteti, tensioni dhe nervozizmi në të përditshmem. Do të duhet të jenë të kujdesshëm në përdorimin e fjalës nga data 9 deri në datën 12. Çdolloj vendimi të rëndësishëm që kanë planifikuar për janarin do të ishte mirë ta vendosnin në agjendë në datën 18.
Luani
Kanë një moment gjatë janarit në të cilin do të duhet të jenë të kujdesshëm me mënyrën se si do të menaxhojnë 24-orëshin e tyre. Këto ditë me ngarkesa emocionale i përkasin datës 25-26 dhe 27 janarit. Ditët e fundit do të duhet ta marrin pak shtruar duke qenë se Marsi do të bëjë një hyrje te Plutoni. Ajo çfarë do të mbillet për t’u korrur nuk do të ketë rezultat të mirë, prandaj pjesa e fundit e muajit kërkon shumë kujdes.
Virgjëresha
Ka një moment jo fort të thjeshtë për Virgjëreshëm për shkak të impenjimeve që dalin për të tretët apo për të tjerët, që është rreth datave 9 me 12. Këto tre ditë do të jenë më të ngarkuara për Virgjëreshën. Ndërsa Marsi te Bricjapi i ndihmon ata për të qenë vetvetja. E kanë shumë të thjeshtë që mos e sforcojnë veten. Për Virgjëreshën nuk ka vend për lëvizje të nxituara në lidhje me lekun.
Peshorja
Nga data 9 deri në datën 12 nëse e gjejnë veten në situata në të cilat të tjerët janë duke e ngritur zërin, të përpiqen të mos futen në mes. Do të ishte mirë të qëndrojnë larg. Sa i përket datës 18, Hëna e re është në një hyrje jo fort komode për t’u lexuar, por e sigurt për të vepruar. Kujdes në gjysëm e parë të janarit me virozat e kohës.
Akrepi
Një pozicion nga më të mirët pozicioni i Marsit për janarin. Duket sikur i shkon për shtat natyrës së akrepave muaji janar për sa i përket çështjeve të punës. Duket sikur është një muaj që i jep mundësinë që me strategjinë e tyre të marrin çfarë presin. Kujdes me dhënien e makinës në datën 9-12. Është e vetmja këshillë për Akrepin për këtë muaj.
Shigjetari
Duhet të organizojnë një agjendë konkrete për lëvizjet që do të bëjnë për të zgjidhur problemet që kanë pasur në raport me çështje të punës dhe çështje emocionale. Me emocionet do të ishte mirë të merreshit që ditën e sotme. Sa i përket fundit të muajit do pak kujdes rreth datës 23, 24, 25. Ta marrin shtruar fundin e muajit.
Bricjapi
Do ta gjejnë veten në qendër të vëmendjes. Të përpiqen të bëjnë ç’është e mundur që të mos japin arsye për t’u kritikuar. Pika e tyre më e fortë është te mënyra se si do të zhvillohet profesioni i tyre.
Ujori
Janari deri në datën 23 i jep mundësi të mbyllin çfarë nuk mbyllën në 2025. Në datën 23 Marsi do të vijë tek ata kështu që do të kenë mundësi për të projektuar një agjendë nga fillimi sa i përket çështjeve të profesionit.
Peshqit
Saturni në katërkëndësh me Uranin. Do të duhet të jenë të kujdesshëm me trupin e tyre. Do të ishte mirë të bënin një kontroll që ditën e sotme, lajmet për ata që kanë shqetësime do të jenë shumë të mnira. Një janar që do kujdes në mënyrën e menaxhimit të fjalës dh





