Hilsn

CUDI E MADHE! V*rroset për dy klikime personazhi i njohur shqiptar, rrjeti shpërthen në komente (Video)

Një video e pazakontë marketingu e ka vendosur agjentin e njohur imobiliar, Arbër Dervishaj, në qendër të vëmendjes së rrjeteve sociale.

Ai ka realizuar një video ku shfaqet duke dalë nga një “varr”, me qëllim që të promovojë blerjen e pronave.

Me këtë gjest, Dervishaj synon t’u bëjë thirrje qytetarëve që të “nxjerrin lekët nga dheu” dhe të investojnë në shtëpi.

Kjo strategji e tij shihet nga shumë si një shembull i qartë i dëshpërimit të agjentëve imobiliarë në kushtet e flluskës së tregut të ndërtimit, ku gjetja e klientëve po bëhet gjithnjë e më e vështirë.

Videoja është bërë menjëherë virale dhe ka shkaktuar një valë komentesh.

Ndjekësit janë ndarë mes atyre që e shohin si një marketing gjenial dhe atyre që e cilësojnë si një veprim të shëmtuar për të mbledhur klikime.

×