Në emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan, Dhurata raportoi mëngjesin e kësaj të marten nga
Durrësi, një rast të rëndë tradhtie. Sipas saj, një burrë ka tradhtuar bashkëshorten me vajzën e hallës së tij.
Dhurata tha se rasti ka bërë shumë bujë dhe këtë lajm e ka mësuar nga një i afërm i asaj shtëpie.
Dhurata: Megjithatë Aldo po e nis me një informacion, ku ka të bëjë përsa i përket një rast shumë, ka bërë bujë.
Aldo: Ka bërë bujë? Bravo i qoftë rastit.
Dhurata: Por, po e them tani. Pra një zotëri tradhton gruan e vet me gocën e hallës së tij.
Aldo: Jo, jo.
Dhurata: E kuptove?
Aldo: Jo s’e kuptova. Ma thuaj dhe njëherë.
Dhurata: Zotëria tradhton gruan e tij me gocën e hallës së vet.
Aldo: E ke seriozisht?!
Dhurata: Me gocën e hallës së tij.
Aldo: Është lajm shumë i rëndë ky, apo…
Dhurata: Është shumë i rëndë. Po, po i rëndë është.
Aldo: Njihet në Durrës ky rast?
Dhurata: Po, njihet. Po më thonin që mos e thuaj, mos e thuaj se është shumë e rëndë.
Aldo: E rëndë është, ku e gjete që në pikë të mëngjesit. Për këtë rast thonë njerëzit apo e thua ti?
Dhurata: E them unë se ma ka thënë i afërmi i asaj shtëpie. /tvklan.al