Hilsn

Dëborë në Tiranë? Lajda Porja jep LAJMIN E MADH ‘E Premtja do të jetë…’

Sinoptikania Lajda Porja në një lidhje televizive dha parashikimin

se si pritet të luhatet moti dhe temperaturat në vend këtë javë.

Ditën e hënë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura,

të shoqëruara me reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme, me intensitet të ulët deri mesatar, në pjesën më të madhe të territorit.

Temperaturat tha Porja, do të jenë kryesisht të ngrohta, ndërsa të premten do të jetë dhe dita më e ftohtë e javës.

“Është një janar tipik dimri me temperatura të ulëta, reshje të bollshme shiu që do të vijojnë gjatë gjithë muajit”, u shpreh ndër të tjera Lajda Porja.

×