Roza Lati ka qenë një ndër banoret më të komentuara të edicionit të BBV që lamë pas.
Ndonëse nuk e preku finalen e madhe, ish banorja fitoi shumë zemra në publik me natyrën e saj sa luftarake,
aq edhe të ndjeshme e mbi të gjitha me gjithë ngjyrat dhe historitë personale që shpërfaqi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Por, gjatë gjithë kësaj kohe Roza vazhdimisht deklaroi se ishte single.
A ka ndryshuar diçka në jetën e moderatores së fundmi sa i përket romancave? Me sa duket, po.
Në një bisedë virtuale së fundmi me ndjekësit, Roza hodhi dyshimet se mund të jetë në një lidhje e megjithatë nuk e ka publikuar.
“S’ke faj ti, je mësuar të ndjekësh personazhe që i publikojnë të dashurit”, tha moderatorja duke qeshur në pyetjen e ndjekësit, duke lënë të kuptohet se dikush është në jetën e saj, por ende mister.