Hilsn

Del fotoja, kush ishte gruaja në cermoninë m*rtore të Fatos Nanos që trazoi rrjetin?

Këtë të diel, 2 nëntor, vendi ynë u zhyt në zi! Flamujt u ulën në gjysmë shtizë dhe qindra qytetarë i dhanë lamtumirën e fundit Fatos Nanos, njeriut që shënoi me gërma të arta emrin e tij në historinë shqiptare.

Bashkëshortja e tij, Xhoana Nano, dhe tre fëmijët shtrënguan duart dhe pranuan ngushëllimet nga qytetarë të thjeshtë, politikanë, gazetarë, njerëz të artit, kulturës, sportit dhe figura të shquara të Shqipërisë.

Por, vëmendje mori edhe mungesa e Rexhina Nanos, ish-bashkëshortes së Fatos Nanos, dashurisë së tij të parë dhe shoqes së gjimnazit e cila i dhuroi dy fëmijë, Sokolin dhe Edlirën.

Shumë u përfol nëpër media prezenca e saj, madje në disa prej tyre një tjetër grua u tha se ishte Rexhina Nano.

Por, Newsbomb mëson se ish- bashkëshortja e Nanos nuk mori pjesë në homazhet e zhvilluara ditën e sotme në Pallatin e Kongreseve. Gruaja e cila u përfol se ishte Rexhina Nano është Shefikat Ngjela, biznesmenia nga Tirana.

Fatos Nano mbylli sytë përgjithmonë më 31 tetor, në moshën 73 vjeçare, duke shënuar fundin e kapitullit të jetës së tij dhe një nga më të rëndësishmit e Shqipërisë pluraliste, si “arkitekt” i Partisë Socialiste.

Lideri historik i së majtës shqiptare, me ikjen e tij ka lënë në trishtim familjen e parë dhe atë politike, bashkëpunëtorët e shumtë dhe miqtë e pafundëm.

Rexhina Nano, bashkëshortja e tij e parë, u tha se ka qëndruar pranë deri në ditët e fundit të jetës. Ajo ishte vajza që i vodhi zemrën në rininë e tij të hershme kur ishin gjimnazistë të “Sami Frashërit” dhe e ndoqi në rrugën e tij për gati tre dekada.

Ata qëndruan të martuar për 27 vjet, deri në vitin 2001, kur lideri historik i Partisë Socialiste njoftoi se për shkak të shumë zhvillimeve, kryesisht të këqija, martesa e kishte humbur qëllimin e saj.

Rexhina Nano ishte mjaft elegante, e bukur dhe fisnike. Të tillë mund ta përshkruash edhe sot, pasi divorci nuk mundi ta ndante dot nga shoku i saj i gjimnazit, me të cilin lidhën kurorë dhe sollën në jetë dy fëmijë që i kanë bërë gjyshër, Edën dhe Sokolin.

Fati e deshi që ata të mos ishin më bashkë, pas vitit 2001 kur dhe u ndanë ligjërisht, ndërsa ndoqën secili rrugën e tij.

×