Del fotoja: Ky është Besmiri i gjorë që mbeti i vr*rë me th*kë pas konfIiktit për një kanal vaditës

0

Personi në foto është 32-vjeçari Besmir Kumria, i cili u godit me thikë për vdekje nga 25-vjeçari Xhesion Toromeni.

Kumria punonte në Himarë dhe kishte ardhur në vendlindje për të përcjellë bashkëshorten e tij,

e cila ishte nisur për në Gjermani ku kishte gjetur punë si infermiere. Ngjarja ndodhi në një lokal në fshatin Kryekuq të Divjakës, ku 32-vjeçari ka qenë nën shoqërinë e miqve të tij.

Autori është afruar dhe ka qëlluar me thikë, duke i shkaktuar vdekjen. Nga hetimet paraprake dyshohet

se ngjarja e rëndë ka ndodhur pasi familjet e tyre kanë pasur konflikte të vazhdueshme për një kanal vaditës në fshat.

Pas vrasjes, autori u largua, por u kap pas disa orësh ndjekjeje nga shërbimet operacionale të Fierit./ZËRI

 

×