Hilsn

Dhimbje dhe humbje e madhe! Shuhet aktori i shumë njohur (Foto + Emër)

Është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare, Graham Greene, aktori i njohur kanadez dhe anëtari i fiseve indigjene.

Aktori i mirënjohur, i cili u nominua për çmimin Oscar për “Aktorin më të mirë në Rol Dytësor” për rolin e tij si “Kicking Bird” në filmin epik të Kevin Costner në vitin 1990, ndërroi jetë në një spital të Torontos të hënën.

“Ai ishte një njeri i madh me moral, etikë dhe karakter dhe do të na mungojë përjetësisht”, tha përfaqësuesi i tij për “Daily Mail”.

I lindr në Ontarion jugore dhe anëtar i Kombit Oneida, Greene pati një rrugëtim të larmishëm përpara aktrimit, si vizatues teknik, punëtor çeliku dhe muzikant.

Karrierën e tij e nisi në teatrot e Mbretërisë së Bashkuar në vitet 1970. Gjatë karrierës së tij të pasur, ai u shfaq në filma të njohur si “Thunderheart”, “The Green Mile”, “Die Hard With a Vengeance”, “Maverick”, “The Twilight Saga: New Moon” dhe “Wind River”.

Në vitin 2004, 73-vjeçari u nderua me Çmimin Earle Grey për arritje gjatë jetës, ndërsa në 2016 u pranua në Urdhrin e Kanadasë, një nga nderimet më të larta civile në vend. Ai kujtohet si një prej zërave më të rëndësishëm të aktorëve indigjenë në kinemanë dhe televizionin amerikan dhe kanadez.

×