Hilsn

Dhimbje e madhe! Humb jetën aktori i njohur, ja për kë bëhet fjalë

Një lajm i trishtë ka ardhur nga bota e kinematografisë, teksa aktori dhe regjisori i njohur Jerry Adler, ka ndërruar jetë në moshën 96 vjeç.

Lajmi i vdekjes u konfirmua nga familja dhe miku i tij Frank J. Reilly, i cili e përshkroi Adlerin si “aktorin e madh” dhe kujtoi se ai filloi të aktronte vetëm në moshën 65 vjeç.

Adler pati një karrierë të gjatë në teatër dhe nisi të shfaqej në film dhe televizion në fillim të viteve 1990,

duke përfshirë produksione si Manhattan Murder Mystery të Woody Allen, Mad About You, Rescue Me, The Good Wife dhe Transparent, shkruan DailyMail.

Ai debutoi në episodin pilot dhe vazhdoi deri në sezonin e gjashtë dhe të fundit në vitin 2007.Adler, i lindur më 4 shkurt 1929 në Brooklyn, kishte një karrierë të pasur në Broadëay dhe film, duke punuar edhe si regjisor dhe mbikëqyrës prodhimi.

Ai la pas gruan e tij, psikologen Joan Laxman, me të cilën ishte i martuar që nga viti 1994.

×