Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report Tv me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja folëm për sëmundjet më tipike që prekin më shumë moshat e treta dhe trajtimin e tyre me metoda natyrale.
Një ndër këto sëmundje është dhe reumatizma.
“Ne me të vërtetë kemi gjetur disa zgjidhje të mrekullueshme, kemi gërmuar dhe thënit e dikurshme ne i kemi kthyer në receptura kurative.
Dikur fara e sinapit të zi që kombinohej dhe me disa produkte të tjera vendosej nëpër kyçe dhe përmirësonte qarkullimin e gjakut dhe rrjedhimisht duke u përmirësuar qarkullimi i gjakut qetësoheshin dhimbjet” shprehet Merja.
Me vajin e sinapit, vajin reumer lyeni të gjitha kyçet të paktën një herë në ditë. Gjithashtu një kujdes i shtuar duhet dhe në ushqim, këshillohet që mosha e tretë të konsumojë një gotë lëng kockash në ditë për 10 ditë në muaj.
Për forcimin e kockave këshillohet përdorimi i trumzës, urthit, hithrës dhe i farave të bimëve si kungull, bajame, stika, lajthi, etj, pasi përmbajnë vitamina, acide yndyrore, kalcium, magnez, zink, etj.