Muaji i fundit i vitit nis me energji të re, hënën e plotë në Binak që na ndihmon të përdorim mprehtësinë e Mërkurit në vijë të drejtë për të rregulluar situatat.
Tashmë jemi në sezonin e Shigjetarit aventurier e entuziast, energjia e të cilit mund të na bëjë pak më të nxituar.
Në parashikimin e përjavshëm në “Shije Shtëpie” në Tv Klan, Chrysanthi Kalogeri thotë se këtë dhjetor na sjell mbështetje e rishikim të situatave, por edhe tensione apo momente delikate financiare.
Ajo që duhet theksuar janë problemet e disa muajve më parë që dalin në pah për t’u zgjidhur njëherë e mirë.
Shenjat më të ndikuara do të jenë Binjakët, Virgjëresha, Shigjetari dhe Peshqit.
Chrysanthi Kalogeri: Dhjetori fillon mirë, me Mërkurin në kurs të drejtë dhe Afërditën në shenjën e Shigjetarit. Sot është një ditë ku jemi entuziastë, të nxituar. Sot e nesër janë dy ditë shumë të mira sepse Afërdita ka aspekte të mira me Plutonin.
A do të vazhdojë dhjetori të jetë kaq i mirë sa fillon? Do të jetë një muaj ku do të kemi nevojë për komunikim të vazhdueshëm, lëvizje, nxitim, entuziazëm që në disa raste mund të na çojë në tension. Do të kemi shansin të gjejmë mbështetjen që duam. Kemi mundësi për një rishikim, bilanc të vitit të kaluar pas datës 20-24 ku planetët kalojnë në Bricjap dhe situata bëhet më serioze. Ky fundvit do të na sjellë rezultatet e duhura.
Anët negative janë që në disa raste do të kemi tensione, zhgënjime, tradhti dhe duhet të mbrojmë marrëdhëniet që na interesojnë, të hetojmë mirë situatat ku përfshihet një iniciativë financiare. Shpenzoni për dhurata, bamirësi, për të shprehur dashuri, por te iniciativat e mëdha financiare dhjetori nuk është i përshtatshëm. Dhjetori vjen për të nxjerrë në pah probleme e çështje të marsit 2023, shtatori 2024 dhe pranvera 2025 si dhe eklipset e 7 dhe 21 shtatorit të këtij viti. Këto çështje do të mbyllen në mars 2026. Mos bëni veprime të nxituara që ju ekspozojnë, ruani bashkëpunimet dhe rrini larg nxitimit. Në datën 5 kemi hënën e plotë në shenjën e Binjakëve ku ka shumë rëndësi komunikimi dhe mund të krijohen situata tensionuese pa kuptuar, ndaj kujdes si i marrim gjërat dhe si shprehemi. Një përditshmëri shumë aktive që s’duhet të na çojë në keqkuptime.
Dashi – Dhjetori është muaj shumë pozitiv që do t’ju japë shanse të udhëtoni, të jeni aktiv në jetën sociale, të keni sukses në sferën profesionale, por nuk duhet të bëni gabime nga nxitimi. Jini të kujdesshëm në gjërat intime dhe tema që ju shqetësojnë për punët tuaja që duhen bërë pa e marrë vesh të tjerët. Jini të kujdesshëm dhe mund të keni sukses në çështje ligjore, të lidhura me jashtë shtetit apo udhëtime pune. Këto ditë duhet të tregoni kujdes me njerëzit që ndani përditshmërinë dhe të shmangni mosmarrëveshjet.
Demi – Fokusohuni në sferën financiare. Hëna e plotë merret me të ardhurat tuaja, duhet të gjeni burime të reja të ardhurash, të jeni parashikues që më vonë mos të gjendeni të ekspozuar dhe në pamundësi. Me hënën e plotë në datën 5, kini kujdes në iniciativat financiare që mund t’i lini pas datës 24 ku nis një periudhë më pozitive. Edhe në datën 15 do të keni mundësinë që planet për të ardhmen t’i vini në zbatim.
Binjakët – Dhjetori është një muaj i rëndësishëm për shenjën, por sidomos për të lindurit në 10-ditëshin e tretë dhe në ditët e fundit. Disa kapituj ende s’janë mbyllur përfundimisht. Me hënën e plotë në datën 5 duhet të fokusoheni te vetja, mos të nxitoni, mos të jeni sipërfaqësorë dhe të keni kujdes në bashkëpunimet tuaja. Kini mendjen në punë e jetën sociale, mos lini vend për ekspozim dhe me premtimet që ju bëjnë të tjerët. Jini të disiplinuar dhe sukseset do të vijnë në vijim. Muaji dhjetor nxjerr në pah problemet e së kaluarës për t’u dhënë zgjidhje përfundimtare.
Gaforrja – Do të jeni shumë të ngarkuar, përditshmëria do të jetë më e vrullshme. Kujdes me problemet e vogla shëndetësore. Mos u jepni zë diskutimeve që mund të ndodhin pas shpinës suaj. Gjeni kohën të çlodheni sepse jeni të ndikuar nga pozicioni i hënës.
Luani – Një periudhë shumë e mirë për krijimtarinë që luan rol kryesor në jetën tuaj. Mund ta shijoni dhe të afroheni me të dashurit tuaj, të takoni dikë në jetën emocionale, të flirtoni dhe të dashuroheni, por kujdes në iniciativat financiare. Jo hapa viganë në sferën financiare dhe fokusohuni te jeta sociale, por kujdes në ekspozime. Thoni sa më pak gjëra, shmangni keqkuptimet dhe promovoni punën tuaj.
Virgjëresha – Jeni një nga katër shenjat më të ndikuara të dhjetorit dhe do ta ndieni sepse dalin në pah çështje të së kaluarës. Duhet të trajtoni me qetësi problemet në familje, në shtëpi, në marrëdhëniet personale e profesionale dhe t’i jepni rëndësi jetës profesionale e sociale duke bërë më të mirën e mundshme që mos të gjendeni para gabimeve. Mund të fokusoheni në familje dhe të takoni të afërmit, por mos kaloni kufijtë e të krijoni konflikte. Nëse keni histori të hidhura nga e kaluara, mos i lini të bëhen pengesa në shanset që shfaqen gjatë dhjetorit. Vlerësoni drejt situatat.
Peshorja – Hëna e plotë në datën 5 ndikon pozitivisht, ju bën aktivë, udhëtoni, rishikoni planet afatshkurtra. Nxitimi mund t’ju udhëheqë në konflikte. Sigurohuni që keni çdo gjë në kontroll dhe keni marrë masa. Në përditshmëri e punë duhet të veproni gjithnjë brenda rregullave që gabimet të mos krijojnë situata dhe konflikte. Është një periudhë pozitive nëse ruani ekuilibrin.
Akrepi – Fokusohuni te financat. Me hënën e plotë në datën 5, te detyrimet ndaj të tjerëve, të ardhurat që vijnë nga bashkëpunëtorët. Do të keni përfitime dhe do të gjeni burime të reja të ardhurash. Nëse bëhet fjalë për investime të mëdha, vendimet merrini në janar. Dhjetori do të zgjidhë disa gjëra që ju kanë penguar dhe disa biseda që u bënë në nëntor, do të marrin drejtim. Çdo gjë është në favorin tuaj, por fillimet që do të bëni duhet të jenë brenda kapacitetit tuaj.
Shigjetari – Jeni një nga katër shenjat më të ndikuara të muajit, do të kaloni shumë bukur dhe do të arrini gjërat me lehtësi. Afërdita ju bën të bini në sy, por duhet të zgjidhni me qetësi problemet e lindura gjatë këtij viti, të kujdeseni për marrëdhëniet tuaja, për problemet familjare, ligjore apo profesionale. Ka ardhur momenti të përballeni me disa çështje që në mars të jeni të çliruar nga pengesat.
Bricjapi – Është momenti të merreni me punën, përditshmërinë dhe kjo s’ju tremb. Dhjetori është muaj ku duhet të rishikoni çfarë keni arritur, të nxirrni konkluzionet dhe pas datës 15 të veproni me strategji sepse do të keni sukses nëse shmangni provokimet. Pas datës 24, periudha është më e përshtatshme.
Ujori – Është momenti të jeni aktiv në jetën sociale e profesionale, gjërat që ishin bllokuar do të gjejnë zgjidhje. Është periudhë shumë pozitive dhe e rëndësishme për të dashurit, por kini kujdes në iniciativat financiare dhe jini të përmbajtur. Evitoni keqkuptimet në rrjetin social dhe me njerëzit e dashur.
Peshqit – Ndikoheni direkt nga hëna e plotë e dhjetorit dhe duhet të merreni me jetën sociale e profesionale duke e ekuilibruar me jetën personale. Duhet të vendosni kufijtë për zhvillimet që do të ndodhin. Duhet të veproni me realizëm, me disiplinë e organizim. Priten shanse në jetën profesionale e sociale. Për ata që marrëdhënia ka kaluar provat, tani mund të shkojnë në një fazë të re dhe të shijojnë të mirat.





