Hilsn

Dhu*uan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e 2 të rinjve

Janë zbuluar informacione të reja mbi episodin që çoi në arrestimin e Denit dhe Kejnit Selimllari, djemtë e ish-Miss Shqipërisë, Valbona Selimllari.

Të rinjtë, përkatësisht 21 dhe 18 vjeç, u ndaluan nga Policia e Tiranës pas një përplasjeje të dhunshme me një efektiv policie.

Sipas burimeve hetimore, gjithçka nisi në një lokal nate në zonën e Bllokut, ku dy vëllezërit ndodheshin në gjendje të dehur.

Sjellja e tyre agresive, e shoqëruar me britma dhe zhurma, shqetësoi klientët dhe stafin, duke detyruar kamarierët t’i nxirrnin jashtë. Por edhe pasi u larguan, ata vazhduan me ofendime dhe sjellje të çrregullta në rrugë.

Në këtë moment ndërhyri një punonjës policie, i cili tentoi t’i qetësonte, por hasi në rezistencë të dhunshme.

Raportohet se djemtë e ofenduan dhe më pas e goditën me grushte efektivin, duke bërë që në vendngjarje të thirrej patrulla e Komisariatit Nr. 2. Pas ndërhyrjes, ata u shoqëruan në ambientet e komisariatit.

Edhe aty, sjellja e tyre nuk ndryshoi. Dy vëllezërit dëmtuan një kamerë sigurie, goditën derën e dhomës së shoqërimit dhe kërcënuan punonjësit e policisë, duke e përshkallëzuar më tej situatën.

×