Gjatë edicionit të dytë në ‘Big Brother VIP Kosova’ Vesa Vllasaliu dhe Alba Vukaj krijuan raporte mjaftë të ngushta,
të cilat premtuan që do t’i realizojnë edhe jashtë reality show-it.
Por mesa duket kjo nuk po ndodh ashtu siç ishin shprehur banoret.
Bukuroshja nga Gjilani kishte lënë të nënkuptohet se Alba nuk e ka respektuar dhe se për këtë nuk flasin më.
“Ti ke qenë me Albën shoqe më e mirë, çfarë u bë tani me Ilirianën?”, ka qenë pyetja që iu bë.
“Rri edhe ju jap respekt atyre që më japin”, ishte shprehur Vllasaliu.
Por, kjo deklaratë e saj i ka penguar motrës së Albës.
Vesa Vllasaliu tha se ka marrë një mesazh nga motra e Albës ku shkruante: Po don me marrë vëmendje nga Alba.
Ndërsa Vesa, pas kësaj i la Albës një mesazh në një emision.
“Albës do t’i kishe thënë që nëse ka problem me mu duhet të më shkruaj vetë ajo”, tha ajo në emisionin ‘Ftohtë e Nxehtë’.