Close Menu
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Facebook X (Twitter) Instagram
Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live

‘Ditë jo të mira ju presin…’ Meri Shehu bënë parashikimin e ‘HIDHUR’, ja cfarë pritet t’iu ndodh këtë javë

January 21, 20254 Mins Read Të Fundit

E ftuar në programin “Rudina” në Tv Klan astrologia Meri Shehu tregoi klimën e kësaj jave për 12-të shenjat e zodiakut.

 

Ajo që ra në sy ishte vlerësimi i ulët për pjesën më të madhe të shenjave, gjë që tregon se këto ditë do të sjellin sfida të mëdha.

Dielli me Plutonin në Ujor sipas astrologes do të sfidojnë shenjat.

“Ky takim i Diellit që sapo është futur në Ujor me Plutonin tregon një ndryshim të madh, një shndërrim të madh, por dhe një vështirësi, e cila tregon se disa njerëz me potencë të madhe politike do ta kenë të vështirë”, tha astrologia.

Dashi, 3 yje – Janë një nga shenjat kardinale që kanë qenë në “prizë” edhe pse e kanë hequr, kanë ngelur reflekset e një tërbimi të brendshëm, ose të një rezonance dhe duhet të bëjnë shumë kujdes në çështjet shoqërore e familjare.

Demi, 2 yje – Do të sprovohen shumë në lidhje me punën, karrierën, emrin dhe me famën e tyre. Plutoni që takohet me Diellin në Ujor tregon një përmbysje sa u përket këtyre dy temave ose shtyrjen e një evenimenti, të një ceremonie të madhe për jetën personale, të një martese ose të konfigurimi të madh në jetën e tyre. Kemi një tentativë që këta në këtë periudhë të ndjehen pak çuditshëm.

Binjakët, 4 yje – Ujori, Urani dhe Plutoni u jep mbështetje dhe hapësirë. Është në shtëpinë e nëntë për ta dhe jep mundësi për filozofi, marrëdhënie të reja dhe zgjerim të marrëdhënieve në fusha të ndryshme, kështu që nuk është një metamorfozë e vështirë në rënie, por besoj se është një metamorfozë e përparuar për ta. Kontaktet me jashtë, filozofitë, artet ose politika do të jenë në favor të tyre.

Gaforrja, 2 yje – Janë një nga shenjat kardinale që e përjetuan Hënën e plotë blu të vështirë me Marsin e kundërt në shenjën e tyre, Plutoni që takohet me Diellin në Ujor do të thotë që siguria e tyre lëkundet shumë. Edhe nëse do të jenë shumë të sigurt, përsëri një çështje shumë e madhe personale, ligjore dhe ekonomike i trondit. Pasiguria u kthehet në një makth.

Luani, 1 yll – E kanë Diellin në Ujor dhe Plutonin përballë, sidomos Luanët e lindur në 10 ditëshin e parë e kanë shumë në kundërshtim dhe në ato bashkëpunimet e mëdha do të kenë shumë angatonizëm. Ka njerëz që kërkojnë maksimumin nga ata, ka dhe nga ata që duan të eleminojnë forcën dhe pushtetin e tyre. Shumë Luanë do të ndjenjë vështirësi këtë periudhë.

Virgjëresha, 2 yje – Në çështje me punën do të fillojë një ankth i çuditshëm, çfarëdo që të ndodhë ai ankthi duket sikur merr përmasa të çuditshme dhe nuk i lë të qetë. Çdo ditë do të ndjejnë një ankth dhe pasiguri, por që lidhet me punën dhe çështje shëndetësore. Kjo është më shumë e fiksuar dhe kthehet në një bumerang brenda tyre.

Peshorja, 3 yje – Do të jenë nga më krijueset këtë periudhë, në fushën e artit, krijmtarisë dhe dashurisë. Do bëjnë gjëra të papara, nuk do të mendojnë vetëm në planin dysh, por se si do ta kombinojnë bukur jetën e tyre të rrethuar dhe nga gjëra të tjera, jo vetëm në aspektin erotik.

Akrepi, 1 yll – Akrepët e lindur në 10 ditëshin e parë me Diellin dhe Plutonin në Ujor, mund të kapërcejnë një sfidë personale, familjare dhe pasiguri. Por, të tjerët do të kenë një situatë më të mirë me ndikimin e Hënës së plotë në Gaforre në çështje ekonomike dhe komunikime me jashtë.

Shigjetari, 3 yje – Nuk do të vuajnë shumë nga Dielli që takohet me Plutonin në Ujor. Në fushën e shoqërisë dhe qëllimeve sikur do të lartësohen. Bëhen njerëz që kërkojnë vlera dhe një ngjitje cilësore në jetën e tyre.

Bricjapi, 1 yll – Janë në katastrofë ekonomike, në pasiguri të mëdha. Hëna e plotë është përballë tyre dhe Mërkuri i kundërt në Gaforre e sfidojnë këtë shenjë, kështu që për Bricjapët do të ishte mirë të mos bënin asgjë, ose nëse bëjnë diçka duhet të veprojnë me qetësi dhe mbase shikojnë dritë në fund të tunelit.

Ujori, 2 yje – Takohet Dielli me Plutonin në shenjën e tyre dhe çdo gjë për Ujorët ka të bëjë me planin e tyre personal me veten e tyre, çdo gjë do të rrotullohet tek vetja e tyre. Pra në qendër, egocentrizmi më i madh në këtë periudhë është i Ujorëve.

Peshqit, 1 yll – Janë në vështirësi të mëdha psikologjike. Takimi i Diellit me Plutionin në Ujor i bën që psikologjia e tyre të jetë pak e rënduar. Megjithatë do të kalojnë mirë në këtë periudhë./tvklan.al

Horoskopi Meri shehu
Previous ArticleE dërgoi në nominim, Egli Tako bënë DEKLARATEN PREMTUESE dhe të PAPRITUR për Xumin!
Next Article Dh*na në familjen mbretërore, Gjykata DENON Princ Lekën, shpall të pafajshme Elia Zaharinë! Ja VENDIMI
Të Fundit

E fundit: Ndodh në ditë Bajrami, qeIIohet me a*më drejt çiftit të bashkëshortëve!

June 6, 2025

‘Puthje dhe përqafime…’ Vajza “misterioze” i hidhet në qafë Jozit, pamjet që po bëjnë ‘namin’ në rrjet!

June 6, 2025

U nisën për në Tiranë, aksident në urën e re të Kukësit, përpIasen tre automjete! (FOTO)

June 6, 2025
ShowBizi

“Një fazë shumë dinamike po vjen për ndjenjat”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

June 6, 2025

Heidi Baci në pushime shihet nën shoqërinë e këtij mashkulli

June 5, 2025

Si rradhe here Ledjon Lico poston foto me motren…

June 5, 2025
Horoskopi

“Një fazë shumë dinamike po vjen për ndjenjat”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

June 6, 2025

Askush nuk do e donte këtë lajm! Gjithçka kthehet ‘përmbys’ për këto tri shenja të horoskopit

June 6, 2025

Do ju lulëzojë leku dhe fati! Këto 4 shenja të horoskopit do mbushen me të mira në Qershor

June 5, 2025
Këshilla Shëndeti

Ylli Merja: Glikoja e arrës dhe propolisi me rigon, zgjidhja për të kuruar ga…

January 9, 2025

Ylli Merja tregon metoden efektive për trajtimin e mëlçisë së zmadhuar: Hapi i parë në trajtimin e sëmundjes është d…

February 15, 2025

Specialisti i mjekësisë bimore Ylli Merja: Ju tregoj hapat drejt një dobësimi të suksesshëm

January 9, 2025
© 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.
  • Termat e Përdorimit
  • Politika e Privatësisë
  • Të Drejtat e Autorit
  • Politika Editoriale
  • Na Kontaktoni
  • Rreth Nesh

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.